Çmimi i energjisë elektrike për bizneset është shokues, i njëjti është rasti me karburantet alternative, si gazi dhe qymyri, paralajmëroi Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari në një takim me Ministrin e Energjisë Andrej Zhivkov. Ai, nga ana tjetër, shpjegoi se vendi ynë ka një nga çmimet më të ulëta të energjisë elektrike, por gjendja e tregjeve evropiane ndikon mbi vendin tonë. Sipas tij, qëllimi për momentin nuk është shkaktimi i falimentimeve. Ministri shtoi se aktualisht nuk ka asnjë deficit në prodhimin e energjisë elektrike dhe asnjë opsion nuk po diskutohet për ta kufizuar eksportin e saj. Sidoqoftë, aktualisht janë duke u diskutuar ndryshimet në rregullat e tregtimit të bursës që të eliminohen abuzimet e mundshme.
Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..
Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..
Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..