Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fund të javës numri i të infektuarve me Covid zvogëlohet

Foto: arkiv

1724 janë sapo të infektuarve me koronavirusi në 24 orët e fundit. 8.1 për qind e 21 167 testeve të kryera ishin pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Në baza ditore, rastet u ulën me 138 të infektuar, por u rritën si përqindje me 0.6 për qind.

Pacientët e regjistruar aktiv janë 39 599 dhe shënojnë një rënie prej 307, por numri i pacientëve të shtruar në spital u rrit në 4627. Në terapi intensive mbeten 396 persona. Numri i të shëruarve u rrit nga 1437 të enjten në 1964. Në 24 orët e fundit 67 persona vdiqën me Covid-19 të konfirmuar, që është gjithashtu një rritje prej 2 vdekjesh në krahasim me një ditë më parë.

Të enjten u dhanë 11 198 vaksina. Numri i përgjithshëm i dozave të administruara është tashmë 2 448 482.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shpallim ditën e martë ditë zie kombëtare për viktimat në Maqedoninë e Veriut

E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një zjarr në një diskotekë në qytetin maqedonas të Koçanit vrau 59 persona dhe plagosi 155 të tjerë...

botuar më 25-03-17 2.03.MD

Një studente në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad është mes viktimave të zjarrit në Koçan

Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit në diskotekën në Koçan. Ajo ka lindur në qytetin maqedonas që u bë skena e tragjedisë, ku 59 persona..

botuar më 25-03-17 10.28.PD
Drejtori i spitalit

Gjendja e 14 viktimave të zjarrit në Koçan të Maqedonisë së Veriut, të pranuar për trajtim në vendin tonë, është jashtëzakonisht e rëndë

Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari, njoftoi në një konferencë informimi drejtori i Spitalit Emergjent “Pirogov”, dr. Valentin Dimitrov...

botuar më 25-03-17 8.33.PD