Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla është e destinuar për të shpëtuar të ardhmen e mijëra fëmijëve të varfër dhe të refuzuar në Bullgari

Foto: unicef.org/bulgaria

Shumë shpesh rreth datave të lidhura me arsimin, siç është 15 shtatori dhe 24 maji bëjmë një bilanc, se ne u detyrohemi shumë mësuesve tanë dhe asaj që kemi mësuar gjatë viteve në shkollë. Por, mjerisht shumë fëmijë në vendin tonë nuk kanë shans të arrijnë deri në shkollë, kurse të tjerë shumë herët bien nga procesi arsimor. Vështirësitë, të cilat i shkëpusin fëmijët nga arsimimi zakonisht janë varfëria, moskuptimi dhe analfabetizmi në familje.  Po rritet dhe numri i fëmijëve, të cilët nuk shkojnë në shkollë, sepse janë të lënë në kujdesin e ndonjë të afërmi, derisa prindërit janë në punë jashtë shtetit.  Ata i quajnë “jetimët e rinj” dhe po kështu kanë një nevojë prej përkrahje. Por, në shkollë personeli pedagogjik shpesh nuk është i mjaftueshëm për t’u marrë me problemet mësimore dhe sociale të fëmijëve. Institucionet, të cilët janë thirrur të ndihmojnë një fëmijë në nevojë, nuk punojnë në sinkron. Fëmijët nuk marrin mbrojtjen e domosdoshme, por dera drejt një të ardhmeje më të mirë iu hapet atyre nga njerëz të përkujdesur nga organizatat joqeveritare. 

Mes tyre, më aktivët me ide sesi ta përqendrojnë interesin e  fëmijëve të shumtë ndaj shkollës janë vullnetarët në Shoqatën për një mësim të përbashkët ELA. Drejtoresha e saj Iva Boneva, prej 20 vjetëve punon në përkrahje të fëmijëve nga vendbanimet e ndryshme, grupe etnike, fëmijëve me aftësi të kufizuara, kurse kohët e fundit dhe këta prindërit e të cilëve janë larg: 

Iva Boneva

“U ndryshuan shumë gjëra drejt më së mirës gjatë viteve të kaluara. Më përpara kishim fëmijë të shumtë në shkollat ndihmëse, kurse vendi i tyre nuk ishte fare aty. Por, gjërat nuk janë të tilla, siç do të doja unë që të jenë. Për një mbrojtje të fëmijëve filloi të flitet shpesh, kurse arsimi gjithëpërfshirës tani është i detyrueshëm me ligj, pavarësisht se akoma shumë mësues nuk janë të përgatitur. Është e mjerueshme kur gjatë takimeve tona dëgjojmë shpesh fëmijët të thonë se për ta nuk ka të ardhme. Kurse, shumë prej tyre madje nuk dinë se çfarë profesionesh ekzistojnë dhe janë krejtësisht të dezorientuar se çfarë do të duan të bëjnë si të rritur. Ata nuk njohin njerëz të zënë realisht me ndonjë veprimtari në bashkësinë e tyre. Kjo mungesë e përvojës dhe të informacionit në praktikë mbyll të gjitha dyert përpara fëmijës. Prandaj duam t’u tregojmë se ka specialitete, mjeshtëri, profesione, se bota është e larmishme dhe secili mund të mësojë dhe të merret me diçka, të cilën e pëlqen dhe i është interesante. Kjo për shumë fëmijë është një novitet, një zbulim i vërtetë për jetën”. 

Gjatë udhëtimeve të veta nëpër vend, vullnetarët e Shoqatës për një mësim të përbashkët ELA saktësojnë se ka një greminë të madhe midis shkollave në vendet më të vogla të populluara, të cilat janë një shumicë dhe të ashtuquajturve qendra elitare arsimore. Del se, në shumë vende funksioni arsimor është në një plan të pasmë, kurse në vend të parë është ai social. “Fëmijët aty kanë probleme të shumta - familjare, jetike, kurse mësuesit bëjnë çdo gjë të mundur sipas mundësive dhe forcave të veta, që të mund t’i mbajnë në shkollë”- thotë Iva Boneva: 

“Një nga gjërat të cilat na i mësoi kriza është të jemi më pak të paragjykuar dhe më të interesuar ndaj botës së të tjerëve. Na mësoi të jemi më të durueshëm. Tani ne po punojmë për të krijuar një Qendër të Edukimit të Gjelbër për fëmijët. Kemi dhe godinë, ajo është një shkollë e vjetër jo lar Sofjes. Do të jetë një bazë për kampe të gjelbra, për atelie pune, për takime dhe trajnime. Për ndryshe kemi zhvilluar shumë kampe verore për fëmijët, por kudo pushimoret dhe hotelet, nuk janë të përshtatura për fëmijët dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me edukimin ekologjik. Pas një kampi me fëmijët nga familje shumë të varfra gjatë kësaj vere, kishte fëmijë të cilët për herë të parë largohen nga vendi i tyre i lindjes. Disa për herë të parë panë pallate banimi, kurse të tjerë përherë të parë kuptuan se mund të ketë mëngjes, drekë dhe darkë çdo ditë. Kjo i magjepsi. Disa fëmijë për herë të parë dëgjuan se ekziston deti, se ka fëmijë nga vende të tjera të populluara, të cilët duan të komunikojnë me ta. E gjithë kjo duhet të mësohet në shkollë, sepse kjo zgjeron horizontin e tyre dhe i jep shpresë njeriut për zhvillim dhe të ardhme.” 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: Facebook / CentreForInclusiveEdu, unicef.org/bulgaria


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD