Toka e punueshme në Bullgari është rritur në çmim për 6 vjet me mbi 47 për qind, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në vitin 2014, çmimi mesatar për dynym ara ishte 362 euro, dhe në vitin 2020 u bë 533 euro.
Rritja më e madhe në çmimet e arave është në rajonin juglindor të vendit - me mbi 79 për qind. Toka bujqësore atje ishte më e lirë se në veri, gjë që e bëri atë tërheqëse për investitorët.
Në vendin e dytë përsa i përket rritjes së çmimit me 51 për qind është rajoni verilindor. Toka pjellore e Dobruxhës shitet me 752 euro për dynym ose 255 euro më shumë se në vitin 2014.
Më e ulët është rritja e çmimit të fushave në rajonin jugperëndimor 2 për qind. Ndërsa çmimi i livadheve dhe kullotave është rritur me vetëm 9 për qind. Qiraja për dynym mbetet e ulët, nga 25 deri në 30 euro.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..