Këtë vit Dita Botërore e Ndihmës së Parë do të mbahet nën moton “Bëhuni një hero i ndihmës së parë në shkollë dhe në komunitetin tuaj!”. Me këtë rast, anëtarët e Ekipit Rinor të Urgjencës - Sofje, Skuadra e Shpëtimit të Emergjencave të Universitetit dhe Firstaid.bg do të demonstrojnë teknikat bazë për ndihmën e parë në bazën e Kryqit të Kuq të Bullgarisë në Llozen.
Në tenda të vendosura posaçërisht do të paraqiten teknika për reagimin në kushte të rrezikshme për jetën, fraktura, aksidente në shkollë, transport të të dëmtuarve. Në orën 12.00 të gjithë pjesëmarrësit dhe mysafirët do të mbajnë duart, duke formuar “Zinxhirin Njerëzor” tradicional në mbarë botën në mbështetje të ndihmës së parë për të gjithë ata që janë në nevojë.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..