Nëse një dozë e tretë e vaksinave Covid-19 duhet të jepet në Bullgari do të vendoset pasi Agjencia Evropiane e Barnave do të vlerësojë të dhënat mbi aplikimin e dozës shtesë. Kjo u vendos nga Këshilli Konsultativ i Ekspertëve për Mbikëqyrjen e Imunoprofilaksisë. Ekspertët besojnë se përpjekjet e sistemit shëndetësor për momentin duhet të synojnë rritjen e mbulimit të vaksinimit tek qytetarët e paimunizuar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Një sondazh i Eurobarometrit tregon se vetëm 39 për qind e bullgarëve besojnë se të gjithë duhet të vaksinohen kundër koronavirusit si pjesë e detyrës së tyre qytetare. Ky është niveli më i ulët në BE, ku mbështetja mesatare për vaksinimin masiv është 66 për qind.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..