Në një ceremoni zyrtare më 7 shtator, Presidenti Rumen Radev dorëzoi Shenjen e Nderit të Kryetarit të Shtetit atletëve bullgarë që fituan medalje në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike në Tokio.
Dekorata për arritjet e jashtëzakonshme në sport dhe për titujt olimpikë, për mbështetjen e talenteve të rinj dhe për një kontribut të madh në lavdinë sportive të Bullgarisë morën mbajtësit e medaljeve të arta Ivet Goranova - karate, Stojka Krësteva – boks dhe ansambli i gjimnastikës ritmike në përbërje Simona Djankova, Stefani Kirjakova, Madlen Radukanova, Laura Traats dhe Erika Zamfirova. Do të dekorohen edhe mbajtësit e medaljeve të argjende Antoaneta Kostadinova – qitje, Hristijan Stojanov dhe Ruzhdi Ruzhdi – atletikë e lehtë, si dhe mbajtësit e medaljeve të bronzta Tajbe Jusein dhe Evelina Nikollova – mundje.
Në fjalimin e tij drejtuar tyre, kreu i shtetit vuri në dukje se lavdia olimpike e vendit tonë, e fituar nga breza të tëra të sportistëve, është e qëndrueshme dhe është një shkak krenarie për të gjithë shoqërinë tonë. Presidenti gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për trajnerët, udhëheqësit, specialistët, të afërmit dhe familjet e atletëve. Në emër të sportistëve të dekoruar gjimnastja Simona Djankova falënderoi për nderin, mbështetjen dhe besimin.
Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht..
Ivan Vezjuv fitoi një medalje të artë në skijimin në 100 metra në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore (Special Olympics) në Torino. Në të njëjtën disiplinë në divizione të ndryshme, dy bullgare të tjera u ngjitën në podium - Asja Todorova..