Nga 1 tetori, pensioni minimal të bëhet 370 leva në vend të 300 levat aktual (153 euro) - kjo u vendos nga Komisioni i Buxhetit në Parlament, i cili diskutoi në leximin e dytë azhurnimin e buxhetit të Sigurimeve Shoqërore Shtetërore për 2021.
Pensionet e tjera duhet të rriten mesatarisht me 12.5 për qind dhe kjo do të realizohet duke rritur peshën e koeficientit për një vit shtazh, miratoi komisioni. Kërkesa e GERB-SDS që deri në fund të vitit të gjithë pensionistët të marrin një shtesë prej 100 leva, ose 51 euro, u hoq.
Deputetja nga GERB Denica Saçeva tha se do të jetë demotivuese që gjysma e pensionistëve të marrin 370 leva, gjë e cila do të jetë nën kufirin e varfërisë pas 1 janarit. Atëherë ai bëhet 413 leva, ose 211 euro, në sfondin e pragut të tanishëm nga 369 leva, ose 188 euro. Deputetët e grupit parlamentar GERB-SDS nuk morën pjesë në votim.
Në sallën plenare leximi i dytë u caktua për 7 shtatorin.
Shoferët duhet të ngasin me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë në autostrada - dhjetë më pak se shpejtësia aktuale e lejuar, vendosën deputetët e Komisionit parlamentar për Transportin, duke miratuar ndryshimet në Ligjin për Trafikun Rrugor në..
Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të..