Presioni mbi Bullgarinë mbi temën e Maqedonisë së Veriut do të rritet në muajt e ardhshëm, tha Presidenti Rumen Radev, i cili është në Slloveni për Forumin Strategjik në Bled. Sipas tij, partitë nga të cilat varet formimi i qeverisë dhe parlamentit të rregullt duhet ta kenë parasysh këtë dhe të propozojnë një kabinet dhe përfaqësues të tyre në parlament, të cilët të mbrojnë pozitën tonë kombëtar para partnerëve evropianë.
Presidenti përsëriti se përparësia kryesore e politikës së jashtme të Bullgarisë mbetet integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor. Por vendi ynë gjithashtu pret mbrojtjen e të drejtave të njerëzve me vetëdije bullgare në Maqedoninë e Veriut, si dhe të mos shtrembërohet historia bullgare në tekstet shkollore të Maqedonisë Veriore.
Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut ishte gjithashtu fokusi i takimeve të presidentit me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhei dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA Matthew Boyce. “Problemet në marrëdhëniet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mund të zgjidhen vetëm në një dialog të drejtpërdrejtë, i cili do të çojë në rezultate reale”, theksoi presidenti bullgar gjatë takimeve.
Programi i ndihmës humanitare për personat e zhvendosur nga Ukraina u zgjat me një muaj, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Gjatë kësaj kohe, ndihma humanitare do të vazhdojë të ofrohet për qytetarët ukrainas në nevojë në kushte të diferencuara..
“Demokracia, të drejtat dhe liritë” – DPS do ta mbështesë qeverinë deri në marrjen e raportit të konvergjencës për eurozonën, i cili pritet në qershor të këtij viti, u bë e qartë nga deklarata e miratuar në mbledhjen gjashtë-orëshe të organeve..
Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..