Rritet çmimi i gazit natyror me gati 20.5 për qind që nga 1 shtatori. Këtë e vendosi rregullatori energjetik. Kështu, këtë muaj karburanti blu do të kushtojë 69 leva dhe 40 stotinka (35.50 euro) për megavat orë pa tarifa dhe taksa. Drejtori ekzekutiv i Bullgargaz-it Nikollaj Pavllov shpjegoi shkaqet për rritjen. “Gjatë gjithë vitit 2021, ne po shohim një tendencë të rritjes së çmimeve. Kjo rritje vërehet jo vetëm në Evropë, por edhe në botë, dhe Bullgaria nuk mund të mbetet e paprekur nga këto procese”, tha Pavllov.
Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive...
Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari..