Gjatë natës së 30 duke u gdhirë 31 gushti moti do të jetë i kthjellët. Në Rrafshinën e Danubit do të fryjë erë e lehtë perëndimore, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të jetë pothuajse e qetë.
Nesër do të jetë me diell. Pas dite do të ketë rritje të përkohshme të vranësisë, por do të jetë pothuajse pa reshje. Do të fryjë erë e lehtë, në Bullgarinë Lindore – deri në mesatare nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat ditore do të rriten pak dhe maksimalet do të lëvizen nga 25 deri në 30 gradë.
Në bregdet do të jetë kryesisht me diell, pas dite do të ketë shtim të përkohshëm të vranësisë pa reshje. Do të fryjë erë e lehtë deri në të matur nga perëndimi-veriperëndimi, temperaturat maksimale do të jenë mes 25 – 29 gradë, temperatura e ujit detar do të jetë 25 – 26 gradë. Dallgët e detit do të jenë nja 1-2 ballë.
Në malet do të jetë kryesisht diellore, pas dite do të ketë shtime të përkohshme të vranësisë, por vetëm në rajone të veçanta të zonës qendrore të malit Stara Pllanina dhe malit Rodopa do të ketë reshje të dobëta. Do të fryjë erë e matur veriperëndimore, në pjesët lindore era do të jetë e fortë nga perëndimi. Temperaturat do të rriten pak dhe maksimalja në lartësi 1200 metra do të jetë përafërsisht 19 gradë, ndërsa në 2000 metra – afro 13 gradë.
Udhëtarët që planifikojnë një pushim pranveror mund të marrin në konsideratë Sofjen, e cila është kryeqyteti më i mirë evropian për udhëtime këtë sezon, shkruan botimi në gjuhën rumune Newsweek (newsweek.ro), duke cituar faqen e internetit..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, në Sofje - rreth 7°, dhe maksimalet - midis 21°..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në vitin 2019. Omofori vjen nga fjala greke për "mbulesë", "vello" dhe është pjesë e veshjes..
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..