Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të krijosh një shtëpi botuese në kohë pandemie

Ilijana Benova
Foto: Facebook /Ilijana Benova

Izolimi social, në të cilin jetojmë prej një viti e gjysmë për shkak të pandemisë nga Covid-19, provokoi shumë njerëz të rimendojnë prioritetet e veta në një plan profesional, kurse disa prej tyre të ndjekin ëndrrat e tyre të vjetra. Një shembull në këtë drejtim është historia e Ilijana Benovës-Beni, e cila largohet nga vendi i saj i sigurt i punës si redaktore në një shtëpi botuese, që të mund të krijojë ....shtëpi të vet botuese.

“Ky hap, sikurse më frymëzoi të mendoj në një shkallë më të madhe, më me perspektivë shënon Ilijana në një intervistë për Radio Bullgarinë. Pandemia me të vërtetë shkaktoi krizë në botimin e librave, si dhe në një pjesë të madhe nga bizneset e tjerë. Por, në të njëjtën kohë ajo frymëzoi disa botues për të modernizuar sajtet e veta dhe për më tepër – i frymëzoi lexuesit të kthehen drejt librit.  Ai doli një nga kënaqësitë më të mëdha, të cilat t’ia dhurosh vetes në shtëpi, kur nuk ke mundësi të dalësh ose të udhëtosh.”

Gjithmonë ekziston një rrezik prej një dështimi kur punoni për veten tuaj, por në asnjë moment, nuk duhet të humbasësh besimin në aftësitë e veta. Pikërisht kjo, por po kështu dhe përvoja e grumbulluar në disa shtëpi botimi e frymëzon Benin, siç e quajnë të gjithë të afërmit e saj dhe miqtë ,” të hidhet në thellësi”, me të gjithë përgjegjësinë për çdo një etapë nga botimi i librit. Por cili është ai element, që e dallon botimin e ri nga të gjitha të tjerat?

“Për ne gjëja më e rëndësishme është lexuesi i kënaqur, të cilit mund personalisht t’i kushtojmë vëmendje dhe i cili do të vazhdojë të interesohet prej librave tanë - është kategorike Ilijana. Mundohemi  që të mos kemi të meta në punën tonë, madje dhe në detajet më të vogla, sepse pikërisht ato janë me rëndësi. Çdonjëri ka dëshirë që të pronësojë libër i cili është me një cilësi të mirë të tekstit dhe të poligrafisë, si dhe të ndihet i afërt me botuesit e tij”.

Prania e librave gjithnjë e më të njohur audio dhe elektronik në ditët e përditshme të lexuesve nuk e shqetëson Ilijanën. Diçka më tepër - vetë ajo i shfrytëzon ato, por nuk harron dhe vëllimet në letër. 

“Dua të besoj se  format e ndryshme të leximit nuk janë konkurrente njëra me tjetrën, por më tepër ndihmojnë njëra-tjetrën. Libri ynë i parë- “Mbytësit” nga shkrimtarja amerikane Jennifer McMahon tani për tani është vetëm në një variant të shtypur, por do të paraqitet dhe në një variant elektronik. Me rëndësi është që të lexohet, por në çfarë formati - kjo është vet zgjedhja e çdo një lexuesi të veçantë”.

Shtëpia botuese tanimë është gati me planin e vet për punë deri në vjeshtën e vitit 2022. Ajo parashikon botimin  e  autorëve kryesisht në gjuhën angleze. Iljana nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të nisin të merren dhe me tituj kureshtar nga letërsia për fëmijë, dhe pse jo nga letërsia bullgare. Por, tani për tani po ndjekin qëllimin tepër ambicioz tu ofrojnë lexuesve të vet midis 6 dhe 10 libra të rinj në vit. Mendon se kjo është krejtësisht e realizueshme, pavarësisht se kërkon një përkushtim të madh  dhe një përqendrim nga ana e saj.

“Shoku im më jep një përkrahje morale, por mbështetemi tek një ekip serioz  prej bashkëpunëtorëve të jashtëm, me të cilët po punojmë që nga vet fillimi. Mes tyre kemi përkthyes, redaktorë, stilistë, e të tjerë” - tregon akoma Beni, e lumtur se ka realizuar ëndrrën e saj, të cilën deri vjet e ka konsideruar si të paarritshme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook /Ilijana Benova, AMG Publishing, jennifer-mcmahon.com


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD