Në kuadër të bashkëpunimit evropian policia bullgare arrestoi dhe i dorëzoi Greqisë dy bullgarë të kërkuar - një baba dhe një djalë, të akuzuar për pjesëmarrje në një grup kriminal për trafikim emigrantësh. Akuza e ngritur ndaj tyre nga pala greke është organizimi i trafikimit të emigrantëve nga kufiri me Turqinë në Selanik për 2500 euro për një person.
Hetimi vërtetoi se janë bërë të paktën 56 transferime të më shumë se 350 emigrantëve. Fitimi për trafikantët është midis 700 mijë dhe një milion euro. Operacioni për të thyer kanalin u drejtua nga Europol me pjesëmarrjen e policisë në Greqi, Bullgari dhe Hungari. Informacioni është i korrespondentes së BNR në Greqi Katja Peeva.Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..
Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është shkurtimi i afateve për lëshimin e dokumenteve të ndërtimit dhe vënia në funksion e teknologjive..
Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e..