Tani për tani nuk planifikohet vendosja e dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19, tha Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov gjatë një vizite në një poliklinikë të Sofjes. Në lidhje me këtë çështje, Ministria i dërgoi një kërkesë Agjencisë Evropiane të Barnave dhe ata u përgjigjën se nuk kanë vendim për momentin. "Vetë Organizata Botërore e Shëndetit gjithashtu nuk rekomandon një dozë të tillë," tha Kacarov.
Brenda dy javësh të paktën 150 zona Covid do të hapen në vend. Atje pacientët do të konsultohen, do të mund të bëjnë një radiografi dhe rekomandime për trajtim në shtëpi dhe e gjithë kjo plotësisht falas, njoftoi reporterja e BNR Anelija Xhambazka.
"Unë jam Sofja" - kështu quhet festivali i ri i arteve dhe emocioneve, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 shtator në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të kryeqytetit bullgar. Ai është pjesë e programit “Sofja feston 17..
Gjatë natës retë do të çahen përkohësisht dhe do të zvogëlohen në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara do të mbeten në zonat juglindore, ku në vende të izoluara do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Këshilli i Ministrave do të punojnë së bashku për të rritur besimin në procesin zgjedhor dhe për t'i bërë zgjedhjet transparente. Kështu deklaroi kryetarja e KQZ-së, Kamelija Nejkova, pas takimit me ministrat..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të..