Cila është e përbashkëta midis muzikës klasike, fantastikës dhe kohës së kaluar në fluturim? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e jep përmbledhja debutuese me tregime “Fryma e engjëjve” e drejtorit të Filarmonisë së Sofjes - dirigjenti Najden Todorov.
Kur njeriu i artit është i talentuar, për të nuk ka kufi dhe roli i tij i një shkrimtari e dëshmon këtë pohim. Për shkak të kohës së lirë të kufizuar, muzikanti i njohur i shkruan historitë e tij në qiell, derisa udhëton nga një pikë në tjetrën dhe tregon për botët e brendshme, për shqetësimet dhe ëndrrat e engjëjve dhe robotëve. Tregon për njerëz që mund të ndryshojnë ngjarjet ose të “banojnë” në trupat e të vdekurve, që të vazhdojnë veprat e tyre, kurse forca bazë lëvizëse në tregime është njerëzimi, thelbi i njeriut dhe dashuria ndaj tij. Motivi është kërkimi i përhershëm i asaj harmonie, e cila lind muzikën e bukur, tekstin e mirë dhe kuptimin e ekzistencës.
Përmbledhja “Fryma e engjëjve” do të prezantohet më 2 shtator në kuadrin e festivalit “Apollonia” në qytetin Sozopoll. Najden Todorov ka lindur në qytetin e Plovdivit gjatë vitit 1974. Arsimin e tij muzikor e merr në Vjenë, e cila me kalimin e kohës kthehet në shtëpinë e tij të dytë. Ka punuar dhe në Izrael, ka dirigjuar dhjetëra grupe nëpër të gjithë botën. Në Bullgari ka punuar me Filarmoninë e Plovdivit dhe me Operën e Ruses, kurse që nga viti 2017 është drejtues i filarmonisë së Sofjes.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..
Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..