Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dirigjenti Najden Todorov zëvendëson shënimet me nota me fjalë në “Fryma e engjëjve”

Foto: arkiv

Cila është e përbashkëta midis muzikës klasike, fantastikës dhe kohës së kaluar në fluturim? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e jep përmbledhja debutuese me tregime “Fryma e engjëjve” e drejtorit të Filarmonisë së Sofjes - dirigjenti Najden Todorov.

Kur njeriu i artit është i talentuar, për të nuk ka kufi dhe roli i tij i një shkrimtari e dëshmon këtë pohim. Për shkak të kohës së lirë të kufizuar, muzikanti i njohur i shkruan historitë e tij në qiell, derisa udhëton nga një pikë në tjetrën dhe tregon për botët e brendshme, për shqetësimet dhe ëndrrat e engjëjve dhe robotëve. Tregon për njerëz që mund të ndryshojnë ngjarjet ose të “banojnë” në trupat e të vdekurve, që të vazhdojnë veprat e tyre, kurse forca bazë lëvizëse në tregime është njerëzimi, thelbi i njeriut dhe dashuria ndaj tij. Motivi është kërkimi i përhershëm i asaj harmonie, e cila lind muzikën e bukur, tekstin e mirë dhe kuptimin e ekzistencës.

Përmbledhja “Fryma e engjëjve” do të prezantohet më 2 shtator në kuadrin e festivalit “Apollonia” në qytetin Sozopoll. Najden Todorov ka lindur në qytetin e Plovdivit gjatë vitit 1974. Arsimin e tij muzikor e merr në Vjenë, e cila me kalimin e kohës kthehet në shtëpinë e tij të dytë. Ka punuar dhe në Izrael, ka dirigjuar dhjetëra grupe nëpër të gjithë botën. Në Bullgari ka punuar me Filarmoninë e Plovdivit dhe me Operën e Ruses, kurse që nga viti 2017 është drejtues i filarmonisë së Sofjes. 

Përpiloi: Vesella Krësteva 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Piktura “Të strehuar së bashku”

Pjesëmarrje bullgare në një ekspozitë ndërkombëtare për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut në Itali

Nga data 8 qershor deri më 9 tetor, qyteti italian Rovereto pret ekspozitën ndërkombëtare “Të drejtat dhe dinjiteti i njeriut”. Edicioni i 18-të i sivjetshëm i ekspozitës tregon vepra tematike të artistëve nga 32 vende, përfshirë Bullgarinë. Artistja..

botuar më 24-06-08 7.30.PD

Unioni i Përkthyesve në Bullgari mbushi gjysmë shekulli!

Sot me një ceremoni festive Unioni i Përkthyesve në Bullgari festoi 50 vjetorin e themelimit. Organizata u krijua më 5 qershor 1974 nga 246 persona - profesorë universitarë, poetë, shkrimtarë dhe përkthyes të njohur gjerësisht. Mes tyre ishin edhe..

botuar më 24-06-07 4.52.MD

Propozojnë shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim evropian

Gazetari teatror gjerman Diter Top propozoi shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim nga Forumi Kulturor Evropë për arritje në fushën e kulturës. Këtë e njoftojnë nga ekipi i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Vera e Varnës”. Pjesa u shfaq në..

botuar më 24-06-07 11.46.PD