Kombëtarja bullgare e volejbollit për femra vazhdon pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian në Plovdiv. Me një fitore ndaj ekipit polak me 3:1, volejbollistet bullgare mbrëmë siguruan vendin e parë në Grupin e tyre B dhe të shtunën do të ndeshen me ekipin e Suedisë në raundin e 8 finaleve.
Skandinavet do të luajnë rolin e një autsajderi, pasi mbetën të katërtit në Grupin e tyre D. Me një sukses tjetër do të përballemi me fituesin e ndeshjes Gjermani - Holandë. Deri më tani, vetëm gjermanet arritën të na mposhtin.
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..