Gjatë 24 orëve të fundit, 1601 raste të reja të koronavirusit u identifikuan nga 22 480 testet e kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 7.1 për qind e mostrave dhanë një rezultat pozitiv. Numri më i madh i të infektuarve të rinj është në Sofje - 296, në Plovdiv - 163 dhe në Burgas - 150.
Në spital trajtohen 2985 pacientë - 262 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. 48 vdiqën, ndërsa 574 u shëruan. Rastet aktive numërojnë 24 793.
Dje u dhanë 13 800 vaksina kundër koronavirusit dhe me to numri i përgjithshëm u bë 2 256 350. Me të dyja dozat u imunizuan 1 136 584 persona.
Ministri bullgar i punëve të jashtme Georg Georgiev bisedoi me sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio. Të dy u takuan në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel. Georgiev dhe Rubio diskutuan për partneritetin..
Presidenti Rumen Radev priti me një ceremoni zyrtare në sheshin “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, Mbretin Abdullah II të Jordanisë, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë zyrtare në Bullgari, njoftoi BTA. Pas kësaj, Rumen..
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, koalicioni GERB-SDS do të merrte 23.1% të votave, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) - 14.8%, DPS-Fillimi i Ri i Deljan Peevski - 11%, BSP - E Majta e Bashkuar - 6%, “Ka një popull të tillë”..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..