Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Në penj. Viti 1968. Një histori e vërtetë” për heronjtë bullgarë të Pranverës së Pragës

Stripi i parë politik bullgar del gjatë muajit shtator

4
Foto: sofia.czechcentres.cz

Në fund të muajit gusht 1968, me urdhër të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, trupat ushtarake të Traktatit të Varshavës pushtojnë kryeqytetit çekosllovak-Praga dhe i vënë fund Pranverës së Pragës. Me të ikën dhe ideja për një socializëm më të lirë dhe më demokratik, jo vetëm në Çekosllovaki, por dhe në të gjithë bllokun socialist. Bullgaria merr pjesë në ngjarjet si një vend-anëtar i Organizatës të Traktatit të Varshavës. Dhe pavarësisht besnikërisë sonë politike ndaj BRSS atëherë, nën kërcënimin e afërt prej reprezaljeve mbi çdo një pozicion civil përveç atij zyrtar, nuk mungon një pikëpamje demokratike mbi atë që ndodh dhe nuk mungojnë dhe kundërshtime. Gjatë verës së vitit 1968, tre studentë bullgarë në degën e historisë në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” Eduard Genov, Aleksandër Dimitrov dhe Valentin Radev kundërshtojnë evazionin në Çekosllovaki.

Pikërisht ata janë heronjtë e stripit (comic) të parë politik bullgar “Në penj. Viti 1968. Një histori e vërtetë”, i cili do të dalë në treg gjatë muajit shtator. Autor i tij është Veselin Pramatarov, i cili mëson për fatin e studentëve nga shoku i tij dhe kolegë Anton Stajkov, konsulent i projektit. 

“Kjo është historia e tre studentëve 20 vjeçarë në degën e historisë, të cilët duke dëgjuar lajmin për pushtimin sovjetik të Çekosllovakisë ata spontanisht vendosin të shkruajnë dhe të përhapin thirrje nëpër rrugët e Sofjes, me pozitën se nuk janë dakord me këtë akt. Herën e parë mundit të shpërndajnë rreth 200 nëpër qytetet Sofja dhe Plovdiv, por gjatë herës së dytë janë të zbuluar dhe të kapur. Janë të dënuar dhe të dërguar në burg, pas së cilës ngatërrohet e gjithë jeta e tyre” - tregon Veselin Pramatarov. 

Aleksandër dhe Valentin marrin nga 2 vjet burg. Dënimin më të gjatë e merr Eduard Genov - 11 vjet të tëra. Siç thotë Aleksandri - ai del një revolucionar i vërtetë dhe mbi tre vjetët e parë e gjysmë arrin “t’i fitojë vetes” akoma 8 të tjera, përmes një prove për të ikur nga burgu. E lëshojnë gjatë vitit 1986 dhe e dëbojnë nga Bullgaria, ku deri në fund të jetës së tij (16 dhjetor 2009) jeton me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara. 

Valentin Radev vdes në Sofje gjatë vitit 1995. I vetmi i cili ka shpëtuar sot është Aleksandër Dimitrov.

“Stripi është një provë që të paraqiten dhe të bëhen të ditura motivet, të cilat i shtyjnë dhe i lëvizin këta njerëz të rinj  dhe për këtë arsye është vendosur disi midis së tashmes sonë dhe të kaluarës. “Në penj. Viti 1968” është historia të cilën unë ia tregoj bullgarit të sotëm, sepse zbuloj paralele të shumta midis asaj kohe dhe kohës së tanishme. Dhe kur njeriu e vlerëson situatën, në të cilën jeton, shikon se shumë nga gjërat të cilat i rastisin sot i kanë rrënjët e tyre pikërisht në atë të kaluar”- sqaron zoti Pramatarov. 

Eduard Genov , Valentin Radev, Aleksandër Dimitrov

Më e rëndësishmja, sipas tij, fshihet në reagimin spontan të të treve, që është shprehje e vetëdijes qytetare, e cila duhet të ruhet dhe të shprehet dhe në kohën e sotme.

“Në emër të Republikës Çeke dhe të Republikës Sllovake mund të them se për ne kjo, të cilën e kanë bërë këta të tre, është një heroizëm i vërtetë dhe diçka, të cilën nuk e ka pritur asnjeri” - thotë në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Dagmar Ostranska - drejtoreshë e Qendrës Kulturore Çeke*, e cila është në themel të realizimit të stripit. Sipas saj, akti i veprimit të tre studentëve dhe ngjarjet objektive historike nga ajo kohë, mjerisht, sikurse nuk janë dhe mjaft të njohura për pjesën më të madhe të njerëzve dhe ky mund të jetë një nga shkaqet të realizojnë projektin. E përse pikërisht stripi, zonja Ostranska është kategorike se në këtë mënyrë tema do të arrijë më shpejtë dhe më lehtë tek të rinjtë, deri tek fëmijët. Shembull për këtë ka në vende si Çekia, Polonia, Gjermania ku gjinia “comic” është jashtëzakonisht e njohur, si një medie, e cila në bazë të një mënyre të drejtpërdrejtë i njeh njerëzit me ngjarje sportive, historike ose sociale. Për Bullgarinë kjo do të jetë prova e parë e ngjashme për nga lloji i vet. Kurse titulli i stripit vjen nga emri i koduar, të cilin Sigurimi i Shtetit u vë dosjeve të tre bullgarëve - “Marionete”.

Pas daljes së stripit gjatë muajit shtator, parashikohen dhe takime të nxënësve bullgarë me Aleksandër Dimitrovin** i cili është i vetmi i cili ka shpëtuar dhe i cili personalisht të tregojë për ngjarjet nga ajo kohë e kaluar. 44 faqet e stripit “Në penj. Viti 1968” janë një shkak i mirë për fillimin e një bisede të gjallë me historinë tonë.

*Projekti është i iniciuar nga Qendra Çeke në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Çeke në Sofje dhe Ambasadën e Republikës Sllovake në Sofje dhe në një partneritet me Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Bulgari dhe në partneritet me programin “Hiristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare. 

**Gjatë vitit 2010, Këshilli Bashkiak i Sofjes merr vendim të emërojë një rrugë në emër të Eduard Genovit në Qytetin e Studentëve. Gjatë vitit 2018, Eduard Genov (pas vdekjes së tij), Aleksandër Dimitrov dhe Valentin Radev (pas vdekjes së tij) marrin nga Instituti Çek për Studimin e Regjimeve Totalitare dhe Senatit, Kamara e Sipërme e Parlamentit të Republikës Çeke, shpërblim për mbrojtjen e vazhdueshme të parimeve të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut. Gjatë po të njëjtit vit presidenti i Republikës Sllovake Andrej Kiska nxjerr një dekret për dhënien atyre të çmimit të lartë shtetëror Urdhri "Kryqi i dyfishtë i bardhë - shkalla e tretë, civil".

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: sofia.czechcentres.cz, arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD