Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të krijosh një Diell në Tokë

Bullgaria është pjesë e një projekti ambicioz për energjinë bërthamore pa ndotje radioaktive

Foto: ITER Organization

A e dini se në këtë moment 35 shtete nga e gjithë bota, në këtë numër dhe Bullgaria, po përpunojnë një diell artificial në Tokë? Dhe jo, nuk bëhet fjalë për një sferë të madhe që rrezaton nxehtësi, por për një provë të krijohet një fuzion i qëndrueshëm nuklear, përmes të cilit të mund të prodhohet energji elektrike në sasi të pakufizuar. Projekti titullohet ITER- International Thermonuclear Experimental Reactor (shkurtimi do të thotë “rrugë” në gjuhën latine) dhe e ka zanafillën e vet nga fundi i vitit 2007. Në të marrin pjesë shtete nga Bashkimi Evropian, Rusia, Kina, India, Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Republika e Koresë. 


Sipas menaxherit të projektit Profesori Bernard Bigo INTER mishëron ambicien e fizikanëve dhe inxhinierëve për të rikrijuar prodhimin e energjisë, ashtu siç po ndodh në Diell, me fjalë të tjera të mund të arrihet një sintezë bërthamore e kontrolluar. Kjo është një nga nismat më ambicioze në fushën e energjisë në botë, meqenëse sinteza bërthamore nuk ndodh në Tokë në kushte natyrore. Aktualisht, në kuadrin e projektit po ndërtohet një pajisje e lartë teknologjike një teren prej 180 dynymësh në Cadarache, Francë, ku tanimë ekziston një qendër e madhe për zhvillimin e teknologjive bërthamore.

Starti i reaktorit në ndërtim është planifikuar për në fund të vitit 2025, por ai do të jetë akoma pjesë nga puna shkencore dhe studimore mbi projektin. Që të gjitha rezultatet nga studimet pas kësaj do të përdoren për ndërtimin dhe përdorimin e një reaktori demonstrativ, i cili realisht të prodhojë energji. Sipas planit kjo duhet të ndodhë aty rreth vitit 2040. 


INTER është rruga e njerëzimit drejt krijimit të burimeve të reja të energjisë së gjelbër, të cilët në të ardhmen do të mund të përdoren si të pashtershme në Tokë dhe në Kozmos, komenton profesori Dimitër Tonev, zëvendës drejtor në Institutin për studime bërthamore dhe energjetikë bërthamore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ndaj momentit përgjithësisht katër shkencëtarë bullgarë po punojnë mbi projektin. Mes tyre që në fillim fare të krijimit të ITER është dhe inxhinierja dr. Anna Ençeva, e cila drejton ekipin, që përgjigjet për magnetet, ose mbështjelljet, përçuesit prej bakri, të cilët gjenden në vet reaktorin.

Dr. Anna Ençeva

Ajo është kategorike në parrezikshmërinë e reaktorit të ardhshëm, ku sipas fjalëve të saj, ai nuk do të ketë asgjë të përbashkët me modelin e vjetërsuar të termocentraleve bërthamore që i njeh njerëzimi.


Për publikun, çdo gjë që lidhet me energjinë bërthamore, pa rëndësi nën çfarë forme, është shqetësuese. Por, ajo që përfaqëson ITER nuk ka asgjë të përbashkët me centralet tradicionale bërthamore, të cilat bazohen mbi bazën e shpërbërjes së bërthamës, gjatë së cilës ndahet një sasi e madhe energjie dhe gjatë këtij procesi kemi një reaksion të vargëzuar, zinxhir i cili kontrollohet vështirë. Po kështu, radioaktiviteti në këtë model të vjetërsuar është shumë i lartë në rast aksidentesh, siç kemi parë deri tani në Çernobil dhe në Fukushima. Në rastin tonë ka një radioaktivitet shumë të pakët dhe kjo vjen nga kompleksiteti i madh të ruajtjes dhe mirëmbajtjes së vetë procesit.  


Procesi i sintezës në zhvillimet tona mbahet në një temperaturë shumë të lartë. Ajo është rreth 10 herë më e lartë nga kjo e cila është në bërthamën e diellit ose rreth 150 milionë gradë. Por po kështu gjatë një force të caktuar magnetike, e cila krijohet nga mbështjellje të mëdha magnetike dhe gjithashtu në prani të një dendësie të caktuar të substancës, e cila është brenda dhe quhet plazmë. Nëse ndonjë nga këta komponentë nuk është në normën e domosdoshme, reaksioni thjesht shpërbëhet, pa u formuar asnjë lloj ndotje radioaktive ose fatkeqësi, të cilat i njeh historia jonë” - saktëson doktoresha Ençeva. 

Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së Bozhidar Janev-BNR/ 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: ITER Organization, inrne.bas.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD