Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me një numër të ngjashëm të infektuar me Covid-19 në Zvicër vdesin dy veta, dhe në vendin tonë 30

Dr. Asparuh Iliev
Foto: arkiv

Shefi i laboratorit për infeksionet e trurit në Bern, Dr. Asparuh Iliev, caktoi përqindjen e ulët të njerëzve të vaksinuar kundër koronavirusit si problemi më i madh në Bullgari. “Me një numër të ngjashëm të infeksioneve të reja në Zvicër, ka 1-2 vdekje në ditë, ndërsa në Bullgari ditët e fundit ato janë mesatarisht 30”, tha specialisti për Nova TV. Ai shprehu frikën se do të ketë shumë të infektuar me Covid-19 dhe sistemi i kujdesit shëndetësor do të mbingarkohet. Sipas Dr. Asparuh Iliev, imuniteti i një personi që ka pasur Covid-19 nuk është më i mirë se ai i personit të vaksinuar. Mjeku tha gjithashtu se imunizimi siguron imunitet shumë të mirë për rreth një vit. “Doza e tretë po vjen. Vendosja e tyre është një rregulli në vaksinat, jo diçka atipike”, shtoi ai




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjendja e të lënduarve nga Maqedonia e Veriut që po trajtohen në Bullgari mbetet e rëndë

Gjendja e 14 të dëmtuarve në incidentin tragjik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë pranuar për trajtim në Bullgari, vazhdon të jetë e rëndë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Tetë pacientët e shtruar në spitalin e urgjencës “..

botuar më 25-03-18 2.37.MD

Presidenti dhe kryetari i Kuvendit Popullor shprehën ngushëllime në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bullgari

Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen Radev pas nënshkrimit të librit të ngushëllimeve në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje...

botuar më 25-03-18 1.20.MD

Qindra vullnetarë dhurojnë gjak për të lënduarit e tragjedisë së Koçanit

Gjashtë banorë të qytetit Koçani të Maqedonisë së Veriut po udhëtojnë drejt Spitalit “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak. Ata kanë grupin e rrallë të gjakut A, faktorin Rhesus negativ, i cili është i nevojshëm urgjentisht për një nga pacientët në..

botuar më 25-03-18 11.24.PD