Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëse "Ka një popull të tillë" kthehet në negociata, mund të formohet një kabinet

Ivajllo Mirçev
Foto: Ani Petrova

Shanset për formimin e një qeverie janë të mëdha nëse "Ka një popull të tillë" (ITN) merr pjesë në negociata, tha deputeti nga "Bullgaria Demokratike" (DB) Ivajllo Mirçev për BNR. Për këtë qëllim, nevojitet një marrëveshje koalicioni në mënyrë që GERB dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbeten larg pushtetit dhe të përcaktohen përparësitë dhe afatet.

"Dhe, natyrisht, duhet të ketë një ftesë për ministrat e suksesshëm nga qeveria e përkohshme," shtoi ai, duke shprehur shpresën se partia ITN do të kapërcejë rezervat e saj në këtë drejtim. Sidoqoftë, kreu i partisë Sllavi Trifonov njoftoi ditë më parë se deputetët e tij mbeten në opozitë.

Ivajllo Mirçev është i bindur se nëse mandati i tretë shkon në Partinë Sociliste Bullgare (BSP), DB nuk do të mbështesë qeverinë e krahut të majtë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria pret që së shpejti të pranohet në Shengenin tokësor

Pas aderimit të Bullgarisë në zonën Shengen më 31 mars, nuk ka asnjë ndryshim në mjedisin e sigurisë, theksoi ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov në një takim pune me ambasadorët e vendeve të BE-së. Takimi në Sofje u organizua nga..

botuar më 24-10-03 9.11.PD

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet - 25°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta. Në mbrëmje nga..

botuar më 24-10-02 7.45.MD

Kryeministri Gllavçev: Për momentin nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e vendit

Për momentin nuk ka informacione për rrezikim të mjedisit të sigurisë së shtetasve bullgarë. Megjithatë, në vend janë marrë masa të shtuara të sigurisë, është siguruar rojë në lokacionet strategjike në vendin tonë. Kjo u bë e ditur pas përfundimit..

botuar më 24-10-02 7.22.MD