Kapaciteti i qendrave të refugjatëve në Bullgari është deri në 5 160 persona. Për momentin janë akomoduar 1364 persona, që është 26% prej kapacitetit të qendrave, tha për Radio Sofjen Pllamen Penov, drejtor i Qendrës së Refugjatëve në Sofje “Voenna Rampa” (“Rampa Ushtarake”). 629 refugjatë janë akomoduar në kryeqytet, kapaciteti i plotësuar është 31%.
"Nuk mund të bëhen krahasime me 2015-2016, kur qendrat tona ishin plot," tha Penov. Sipas tij, Agjencia e Refugjatëve ka zhvilluar një plan në rast të rritjes së presionit migrues. Pranimi mund të rritet me akoma 1000 persona të tjerë. Të vendosurit në qendra mund të ecin lirshëm jashtë tyre. Në verë kjo mund të bëhet në harkun kohor midis 6:00 dhe 22:00. Kontrollet bëhen në mbrëmje. Pas muajit të tretë të qëndrimit, emigrantët mund të fillojnë të punojnë.
Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë..
Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Temperaturat..
Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..