Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për të ndjekur “gjurmët e delfinëve”

Një përpjekje për të zbuluar jetën misterioze të gjitarëve në Detin e Zi

Foto: greenbalkans.org

Në mesin e verës shumica prej nesh e presin dhe e përcjellin ditën e vet nga bregu i detit. Kurse një nga pamjet më të bukura nëpër bregdetin bullgar të Detit të Zi është kjo e delfinëve të cilët notojnë lirshëm. Në Bullgari takohen tre lloje të gjitarëve detar - delfini i zakonshëm (Delphinus delphis, i quajtur akoma delfini me barkë të bardhë), mutkur ose (derri detar, Phocoena phocoena) dhe afala (delfini i shisheve, Tursiops truncatus). Ato janë specie të mbrojtura dhe ndjekja, kapja, vrasja dhe marrja e ekzemplarëve të vdekur është e ndaluar.

Delphinus delphis ponticus

OJQ -ja mjedisore Green Balkans “prej viteve po mundohet të zbulojë jetën mistike të delfinëve në rajonin e Detit të Zi dhe lufton për mbrojtjen e tyre. Në periudhën 27 korrik-1 gusht u zhvillua ekspedita e tyre tradicionale verore për pesë vjetët e fundit për studimin e popullimit të shpendëve dhe gjitarëve detar në ujërat territoriale bullgare të Detit të Zi. Gjatë kohës së ekspeditës qenë regjistruar 72 vëzhgime të delfinëve me një përmbledhje prej 211 individësh. Tani është në ecuri dhe një iniciativë tjetër-fushata “Nëpër gjurmët e delfinëve”, përmes së cilës nga organizata ekologjike do të mbledhin një informacion më të gjerë për shpërndarjendhe migracionine delfinëve “bullgar”. Përmes mbledhjes së fondeve synohet të blihet një transmetues satelitor dhe të shënohet të paktën një delfin nga lloji mutkur, i cili të japë të dhëna për lëvizjen e tij, sqaron Dimitër Popov nga “Green Balkans”: 

Tursiops truncatus ponticus

“Gjitarët detar në Detin e Zi janë tre lloje dhe dinamika e tyre sezonale, numri dhe migracioni është mjaft i paqartë. Dihet se ata në parim banojnë vetëm në këtë trup uji, pasi ndahen si nën specie të veçanta. Por, ku janë, në cilën pjesë të Detit të Zi dhe në çfarë kohe nuk na është e njohur. Kështu që përdorimi i metodave moderne si ndjekja satelitore shpresoj se do të na japin një përgjigje për këto pyetje. Jemi drejtuar ndaj përfaqësuesit më të imët, e pikërisht derri detar ose mutkupa, sepse ky është një lloj specie e cila në ndryshim nga dy të tjerat, zhvillon një mënyrë mjaft të fshehur të jetesës. Afala dhe delfini i zakonshëm pëlqejnë që të komunikojnë në mënyrë sociale mbi ujë, derisa tek mutkuret i gjithë komunikimi social ndodh nën ujë. Ata kryesisht kërkojnë ushqimin e vet në pjesën e përparme të detitnë të ashtuquajturën zonë bentike ( bentos) dhe kjo ibën ata shumë të prekshëm dhe të vështirë për tu dalluar me metodat standarde të anketimit vizual, të cilat përdoren tek cetace.” 

Phocoena phocoena relicta

Për studimin e vet ekspertët bullgar do të përdorin përvojën e kolegëve të tyre danez. “Në Danimarkë ka një provë shumë serioze me shënimin e mutkureve pikërisht me anë të transmetuesve satelitor, me ta kanë studiuar shumë mirë nënpopullimet në Detin Verior dhe në ngushticat drejt Detit Baltik” - tregon Dimitër Popov. E gjithë kjo është e mundshme sepse dhe aty përdoren të njëjtat mjete peshkimi të përdorura dhe në Bullgari të ashtuquajturat rrjete fikse ose të largëta, të cilat janë të lidhura me bregun dhe përdoren që nga pranvera deri në vjeshtën e vonë. Shpesh herë delfinë dhe për më tepër mutkuret, gjatë ndjekjes së pasazheve të peshkut po kështu hyjnë në këto rrjete dhe që të mund të dalin peshkatarët i ndihmojnë, duke i shtyrë në det. Pikërisht në këtë moment vendoset transmetuesi i kafshës, saktësoi biologu në një intervistë të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare-programi “Hristo Botev”.

Dimitër Popov është kategorik, se studimi i popullimit të delfinëve në bregdetin e Detit të Zi do të ndihmojë në mbrojtjen e të gjithë biodiversitetit detar, dhe frikët për një mbipopullim të mundshëm janë krejtësisht të pabazuara. Ata riprodhohen si njerëzit dhe gjitarët e tjerë, shpjegon ai. Ata kanë një periudhë të gjatë të pubertetit - rreth 3-4 vjet, kanë një barrë të gjatë, e cila arrin deri më 12 muaj, një periudhë të gjatë të rritjes së vogëlushit të vet të vetëm, të cilin ata e lindin njëherë në disa vjet. Por, rreziku më serioz për këta gjitarë joshës të Detit të Zi është ndotja.  


“Ne dimë shumë për karakterin specifik të Detit të Zi - një det i mbyllur, në të cilin derdhen do të thosha lumenjtë më të mëdhenj në Evropë - sqaron ai. Kjo e bën si një kontejner i cili përmbledh në vetvete të gjithë ndotësit e mundshëm, disa nga të cilët janë jo degraduese. Nga ana tjetër kemi dhe të ashtuquajturat biogene - këto janë të gjithë komponentët e azotit dhe fosforit që çojnë në lulëzim. Në Detin e Zi, për shkak të kripës më të pakët në të, ka lulëzime të shumta të algave, e cila nga ana tjetër çon në një reduktim të përmbajtjes së oksigjenit në ujë dhe një reduktim në burimet e peshkut ". 

Një instalim interaktiv prezanton problemet me ndotjen e Detit të Zi. Ajo është pjesë e ditës së informacionit mbi iniciativat mjedisore që “Green Balkans” e mbajti më 18 gusht, në plazhin rreth qytezës pushimore Santa Marina, pranë qytetit Sozopoll. 

Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së Martina Krëstevës, BNR-“Hristo Botev”/  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: greenbalkans.org


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD