Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev: Çështja është për mandatin e tretë për kabinet

Foto: BGNES

Raundi i dytë i konsultimeve të Presidentit Rumen Radev u zhvillua para se të dorëzohet mandati i dytë për formimin e një qeverie.

Në një takim me përfaqësuesit e “Bullgarisë Demokratike”, presidenti tha se pasi dje forca e dytë e zgjedhjeve parlamentare të 11 korrikut - GERB-SDS, konfirmoi qëndrimin e saj të vendosur për të kthyer mandatin e dytë, mundësitë për të tretin po rriten.

Bullgaria Demokratike” nuk do të mbështesë një qeveri me mandat të BSP, deklaroi pas takimit kryetari i grupit parlamentar Hristo Ivanov. Ai gjithashtu vuri në dukje se një mandat i tretë duhet të realizohet pa GERB dhe DPS.

Sipas Ivanov, një kabinet duhet të formohet për dimrin pa figura të dalluara politike, por me detyra të qarta - reforma në drejtësi dhe pastrim i vendit nga korrupsioni.

Vendi ka nevojë për një kabinet të rregullt”, tha udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Mustafa Karadajë në takimin me presidentin. Sidoqoftë, ai ishte kategorik se partia nuk do të japë mbështetje të pakushtëzuar. Kushtet mbeten të njëjta - rivendosja e normalitetit në politikë dhe rivendosja e demokracisë, gjë që nuk mund të bëhet me instrumente jodemokratike dhe jokushtetuese. Karadajë u tha gazetarëve se një kabinet i rregullt është i nevojshëm sepse në qeverinë e përkohshme ka shumë lëshime dhe shkelje. Ai nuk iu përgjigj pyetjes nëse DPS do të mbështesë një kabinet ekspertësh, por tha se dëshiron të shohë se çfarë do të ndodhë si rezultat i dialogut, debateve dhe kompromiseve midis palëve.

Takimi i fundit gjatë konsultimeve ishte me “Ngrihu.BG! Ne po vijmë!”. Liderja e grupit parlamentar, Maja Manollova, tha se ata do të insistojnë për një qeveri pa pjesëmarrjen e anëtarëve partiak, përfshirë ministrat nga kabineti i përkohshëm. Grupi do të këmbëngulë në azhurnimin e buxhetit në sfondin e valës së re Covid, ndërprerjen e presionit në kufirin dhe formimin e një qeverie të qëndrueshme, megjithëse me një afat kohor deri në pranverë.

Pas konsultimeve të sotme, kreu i “Ka një popull të tillë” Sllavi Trifonov shkroi në Facebook se partia e tij “me 65 deputetët e saj është tashmë në opozitë. Dhe partitë e tjera me 175 deputetët e tyre tashmë janë në pushtet. Se si ata do të pajtohen me njëri-tjetrin është tashmë puna e tyre.” Trifonov u premtoi partive në pushtet se partia e tij të jetë opozita e tyre konstruktive.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nëpërmjet Jordanisë, Bullgaria dërgoi ndihma humanitare në Gaza

Ndihma humanitare e ofruar nga Bullgaria për popullsinë civile të Gazës u nis me kamionë për në rajon më 29 qershor, njoftoi në Facebook Ambasada Bullgare në Jordani.Dërgesa përfshin ushqime, ilaçe, tenda dhe mallra të tjera thelbësore. Ato do t'u..

botuar më 24-07-03 12.13.MD

Grupi parlamentar i “Veliçie” u shemb, Këshilli Atlantik bëri thirrje për formimin e qeverisë

Këshilli Atlantik i Bullgarisë u bëri thirrje të gjithë "deputetëve me orientime euroatlantike" të mbështesin kabinetin e propozuar nga GERB-SDS. Në qëndrimin e Këshillit thuhet: “Nëse “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” nuk..

botuar më 24-07-03 10.44.PD
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë Hristo Guxhev

Bullgaria dhe Kosova do të punojnë për sigurinë rajonale dhe integrimin evroatlantik të Prishtinës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti Ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Hristo Guxhev, njoftoi agjencia KosovaPress për BTA. Duke falënderuar shtetin bullgar për mbështetjen ndaj Kosovës, KonJufca shprehu kënaqësinë për..

botuar më 24-07-03 10.34.PD