Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Radev: Kemi nevojë për një kabinet të rregullt për të luftuar kundër krizave

| rinovuar më 21-08-17 1.14.MD
Presidenti Rumen Radev
Foto: BGNES

"Situata politike po përshkallëzohet, krizat - po gjithashtu, dhe kjo rrit nevojën për të pasur një kabinet të rregullt," tha Presidenti Rumen Radev në fillim të ciklit të dytë të konsultimeve me forcat parlamentare për formimin e qeverisë. Ai theksoi se të gjitha mundësitë duhet të shterohen.

Takimi i parë ishte me përfaqësuesit e "Ka një popull të tillë" (ITN), të cilët nuk arritën të formojnë kabinetin e tyre. "Ne u përpoqëm dhe u braktisëm në mes të bisedimeve, por ka 5 parti të tjera në Kuvendin Popullor dhe përgjegjësia tani bie mbi ta," tha zëdhënësi i ITN Toshko Jordanov. Deputetja Vikorija Vasileva tha se partia e parë ITN nuk do të mbështesë një qeveri minoritare, të formuar me një mandat të tretë e cila të qeverisë me një shumicë lundruese. Befasisht, mbrëmë udhëheqësi i partisë Sllavi Trifonov shkroi në Facebook se ITN do të mbështesë qeverinë aktuale të përkohshme për shkak të krizës së emigrantëve.

Gjatë konsultimeve me ish partinë në pushtet GERB, kryetarja e grupit të saj parlamentar Desisllava Atanasova, tha se ata do ta kthejnë mandatin në të njëjtën ditë dhe se tani është radha e partive që konsiderohen si një alternativë për të marrë përgjegjësinë.

"Nëse na japin mandatin e tretë, ne do të vazhdojmë në mënyrën që kemi vepruar deri më tani – në mënyrë konkrete dhe konstruktive dhe me mençuri në kërkim të një baze të përbashkët me partitë e tjera parlamentare pa GERB dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS)," tha udhëheqësja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Kornelija Ninova. Konsultimet me tre forcat e tjera parlamentare vazhdojnë nesër.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ramadan Atallaj

Ramadan Atallaj bëri thirrje për unitet në DPS

Deputeti i përjashtuar nga Grupi Parlamentar i DPS-së, Ramadan Atallaj,  bëri thirrje që DPS të mbetet e tërë, njofton BNT. Sipas Atallaj, DPS ka mjaft forca rezistence dhe kur dikush cenon vlerat e përjetshme të kësaj partie, ata manifestohen. Sipas..

botuar më 24-07-04 11.36.PD
Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD