Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e lehtë e treguesve të pandemisë për 24 orët e fundit

Foto: BGNES

882 janë të sapo infektuar me Covid-19 për 24 orët e fundit në krahasim me 782 një ditë më parë. 4.7 për qind e 18 733 testeve të kryera janë pozitive, që është gjithashtu një rritje krahasuar me 4.3 për qind një ditë më parë. Më shumë  të infektuar ka në Sofje - 228, në Burgas -79 dhe në Plovdiv 66.

Pacientët aktivë të regjistruar janë 13 216 krahasuar me 12 577 në 24 orët e mëparshme. Numri i të shtruarve në spital u rrit me 42 pacientë në 1 264. Në terapi intensive janë 106 pacientë dhe ky tregues u ul me 2 të infektuar. 15 persona vdiqën gjatë 24 orëve të fundit me koronavirusi të konfirmuar. U shëruan 228 persona.

11 841 vaksina u dhanë të enjten. Me imunizim të plotë Janë 1 063 195 persona.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është përgatitur vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..

botuar më 24-11-26 6.23.MD

Gjykata pranoi për shqyrtim kërkesat për anulimin e zgjedhjeve parlamentare

Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..

botuar më 24-11-26 5.37.MD

Në Aeroportin e Sofjes hapën parkingje të reja me mundësi të karikimit të makinave elektrike

Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..

botuar më 24-11-26 3.51.MD