Këshilli i Mediave Elektronike do të kërkojë një takim urgjent me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për shkak të një raporti me përfundime paraprake të organizatës nga vëzhgimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 korrikut dhe pasqyrimi i tyre në mediat. Kryetarja e Këshillit të Mediave Elektronike Betina Zhoteva i caktoi si “të rreme” tekste nga dokumenti që lidhen me rregullatorin mediatik, sipas të cilave një nga anëtarët e tij- nga kuota presidenciale - Ivelina Dimitrova, dha dorëheqjen nën presionin e anëtarëve të tjerë. Këshilli i Mediave Elektronike shprehu zhgënjim që pikëpamja e tij nuk u kërkua. Rregullatori është gjithashtu i zemëruar nga pretendimi se GERB kishte një pasqyrim më të gjerë në BNT në fushatën parazgjedhore.
Dimitrova dha dorëheqjen në fund të qershorit. Sipas saj, rregullatori mediatik nuk arrin të marrë rolin e ndërmjetësit. Temat e pluralizmit të vërtetë të opinioneve dhe funksionit kritik të mediave janë akute, por rregullatorit mediatik i mungon dëshira për të vepruar në mbi këto çështje, mendon Dimitrova.
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi pranë Ministrisë së Drejtësisë, ku protestuesit biseduan me ministrin e drejtësisë Georgi Georgiev..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..
Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, në disa zona dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi..
Përmirësimi i rrjetit rrugor kërkon rreth një miliardë euro në vit, në vazhdim të 10 viteve. Para BNR-së, Jasen Ishev, kryetar i Sindikatës Shkencore dhe..