Dy varka bullgare – katërshe skull dhe çifti pa timonier, vazhdojnë në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të Kanotazhit për djem dhe vajza që zhvillohet në Plovdiv nga 11 deri më 15 gusht.
Çifti pa timonier Ivan Jankullov dhe Cvetomir Millanov me një shpejtësi të fuqishme në final kapërceu varkën e Greqisë, e cila gjithashtu u klasifikua për gjysmëfinalet.
Jashtëzakonisht dramatike ishte gara shtesë për sigurimin e pjesëmarrjes së mëtejshme (repeshazh) në katërshen skull Hristo Neshev, Ivan Tabakov, Vasill Shuntov, Stefan Mutiç. Vendet për gjysmëfinalet ishin dy dhe tri varka garuan për fitore. Bullgarët u radhitën të dytë vetëm 6 të qindtat pas fituesve nga Ukraina dhe 61 të qindtat para serbëve.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..