Kryeministri në detyrë Stefan Janev u bëri thirrje deputetëve ta votojnë azhurnimin e buxhetit, për shkak të nevojës për të përballuar sfidat e valës së re të Covid -it dhe për të shmangur tensionet shoqërore në vjeshtë. "Në jetën politike bullgare ne po shohim një situatë të vështirë për t'u parashikuar, një situatë të komplikuar madje për ekspertët. E gjithë kjo çon në paqëndrueshmëri dhe paparashikueshmëri në mjedisin politik, " shtoi Janev.
Eksperti financiar nga partia "Ka një popull të tillë"(ITN) Pllamen Danaillov, i cili u propozua për Ministër të Financave, tha para BNR-së se formimi i komisioneve përkatëse parlamentare është vonuar, gjë që bllokon veprimtarinë legjislative të Kuvendit Popullor, përfshirë këtu dhe azhurnimin e buxhetit.
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima..
Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga vendi ynë më 16 prill dhe do ta dërgojë për vlerësim në Këshillin e BE-së...
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..