Luftimi i zjarreve në pyje dhe menaxhimi i presionit të emigrantëve janë ndër prioritetet e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Petër Todorov. Kjo u bë e qartë gjatë prezantimit të tij sot nga Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov. Rashkov shpjegoi se profesionistët në Ministrinë e Brendshme kanë nevojë për një person në krye i cili është i pavarur.
“Ne po forcojmë kontrollin kufitar për të parandaluar kalimin ilegal të kufijve të republikës. Natyrisht, lufta kundër krimit të përditshëm gjithmonë ishte dhe do të jetë në agjendë”, tha Petër Todorov. Ndër aksentët në punën e Ministrisë së Brendshme do të jetë pjesëmarrja në kontrollin e valës së re Covid, e cila pritet në fund të verës dhe fillim të shtatorit.
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë, Petër Dillov, në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike..
Për mungesë kronike të personelit në sektorin e verërave, raportojnë prodhuesit nga rajoni i Plovdivit. Gjithnjë e më pak të rinj duan të punojnë si teknologë. Industria ka frikë se profesioni mund të zhduket me kalimin e kohës. Çdo vit, rreth 250 teknologë..
Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e diskutimit me temën "Ku prej këtu me gjyqësorin?", i cili po zhvillohet në Sofje. Forumi organizohet nga Instituti Bullgar për Iniciativa Ligjore. Në fjalën e tij, presidenti bëri thirrje për veprime kundër..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë..