Kandidati për zëvendëskryeministër dhe Ministër të Punëve të Brendshme Petër Iliev nga partia “Ka një popull të tillë” (ITN) shpalli se nuk do të tërhiqet nga projektkabineti. Iliev mendon se është “viktimë e veprimeve në prapaskenë dhe e mediave përkatëse që kanë lidhje me këto rrethe”. Iliev tha se nuk ka parë kurrë oligarkun Deljan Peevski dhe se nuk ka takuar kurrë oligarkun Georgi Gergov.
"Unë nuk jam anëtar i partisë së Sllavi Trifomovit " Ka një popull të tillë. "Por unë jam me Sllavi Trifonovin dhe ekipin e tij që nga nga koha kur ne e organizuam referendumin. Atëherë unë e organizova anën e tij ligjore," tha Iliev. Ai shtoi se nuk ka qenë pjesë e masonërisë dhe hodhi poshtë akuzat për plagjiaturë në librat e tij shkencorë mbi të drejtën kushtetuese.Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..