Partia "Ka një popull të tillë" (ITN) dhe koalicioni "BSP për Bullgarinë" kanë arritur afrim pothuajse në të gjitha çështjet, tha kandidati për Kryeministër Pllamen Nikolov pas takimit midis dy grupeve parlamentare. Ende nuk është diskutuar nëse do të ketë një marrëveshje me shkrim mes tyre apo vetëm një deklaratë të përbashkët për qeverisje, tha Nikollov. ITN janë ende në kërkim të një kandidati të ri për Ministër të Drejtësisë, pasi Momçill Ivanov tërhoqi kandidaturën e vet, njoftoi Nikollov. Ai mohoi se do të tërhiqet akoma një kandidaturë për kabinetin e ri.
Më 6 gusht, në orën 5 pasdite, skadon afati kushtetues, në të cilin ITN duhet t'ia kthejë Presidentit mandatin për të formuar një qeveri dhe të propozojë një listë të ministrave që do të marrin mbështetjen parlamentare.
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..