Për shumë fëmijë bullgarë të lindur jashtë shtetit që prej vitesh Bullgaria është e kthyer në një “destinacion veror”. Ata e frekuentojnë atdheun e prindërve kryesisht gjatë verës, në kohën e pushimeve. Violeta Egan dhe Nicole Gancheva Contreras janë dy fëmijë të tillë. Ata janë nga Nju Jorku dhe njihen nga shkolla e valleve popullore bullgare pranë Shkollës vendore të së Dielës “Hristo Botev”. Gjatë qëndrimit të tyre në Bullgari të dy fëmijët vizituan monumente të ndryshme në Sofje dhe në vend, ishin mysafire të Radios Kombëtare Bullgare, ku vizituan komplekset e studiove dhe bënë fotografi si drejtuese radioje.
Violeta Egan është 16 vjeç dhe çdo verë vjen në Bullgari vetëm ose me familjen. Qëndron në Plovdiv prej nga është nëna e saj. Këtë vit ajo udhëtoi vetëm por thotë se fluturimi i gjatë përtej oqeanit për në Bullgari nuk e shqetëson aspak. Dhe cilin këndë të atdheut të nënës së saj ajo e do më shumë?
“Më shumë më pëlqen Plovdivin, sepse nëna ime është nga atje. Gjyshi dhe gjyshja jetojnë në Plovdiv – tregon Violeta, për të cilën një vend i preferuar në “qytetin e shtatë kodrave” është Lagja e Vjetër. Aty është shumë e bukur dhe prej aty hapet një pamje e mrekullueshme. Për herë të parë tani e vizitoj edhe kryeqytetin bullgar Sofje. Vizitova godinën e parlamentit, katedralen “Shën Aleksandër Nevski”, Radion Kombëtare Bullgare, ku dhomat e incizimit, studiot, më bënë përshtypje më të madhe. Kur jam në Bullgari kam mundësinë që vet të dal nga shtëpia, të shëtis, gjithçka është afër. Ndërsa në Amerikë – atje ku banoj unë, distancat janë të mëdha dhe pa veturë është pothuajse e pamundur të lëvizësh.”
Mikja e Violetës - Nicole Gancheva Contreras – tashmë u diplomua dhe në vjeshtë do të jetë studente në Boston. E fundit ajo ishte në Bullgari tre vjet më parë. Për fat të keq nuk arriti të bënte miqësi në atdheun e nënës së saj, por pret në Sofje një mik nga Amerika.
“Këtu nuk kam miq. Zakonisht kur jam në Bullgari takohem me miq nga Shtetet e Bashkuara, të cilët gjithashtu si unë kalojnë verën në Bullgari. Tani pres që për disa ditë të vijë një mike nga Amerika. Ajo është me prejardhje irlandeze. Ishte shumë e entuziazmuar kur e ftova të vinte. Ajo kurrë nuk ka qenë këtu. Për këtë arsye do t’i tregoj Sofjen, do të shkojmë së bashku në Plovdiv dhe do të shohim vende të tjera interesante. Mendoj se asaj do t’i pëlqejë sepse i kam treguar shumë herë për Bullgarinë. Ajo e di se unë mësoj edhe në shkollën bullgare të së dielës, se frekuentoj grupin e valleve popullore pranë shkollës dhe besoj se ajo do të mbetet me mbresa të thella nga vizita në Bullgari.”
Si Nicole, ashtu edhe Violeta pasi do të kthehen në ShBA do të fillojnë përgatitjen për vitin e ri shkollor. Nicole do të mësojë shkenca inxhinierie në universitetin në Boston, ndërsa Violeta – nga 1 shtatori vazhdon mësimet në shkollë, ku çdo të diele do të ushtrojë gjuhën bullgare dhe do të zgjerojë njohuritë e saj për Bullgarinë në Shkollën Bullgare të së Dielës “Hristo Botev”.
I urojmë suksese.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Krasimir Martinov dhe arkiv personal
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..