Më 5 gusht u shpall ditë zie në bashkitë Petriç, Sandanski dhe Kresna në kujtim të dy pylltarëve që vdiqën duke shuar zjarrin pranë fshatit Petrovos së bashkisë së Sandanskit. Pas përshkallëzimit të zjarreve në vend, qeveria urdhëroi ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve për pastrimin e tokës bujqësore. Ushtria po merr pjesë në shuarjen e zjarreve me njerëz dhe pajisje në territore të ndryshme të vendit. Gjëja më e rëndësishme është të shpëtosh jetën e njerëzve, tha kryeministri në detyrë Stefan Janev. Parashikimet satelitore tregojnë se Bullgaria Qendrore dhe Jugperëndimore do të mbetet në rrezik ekstrem të zjarrit deri më 15 gusht. Pjesa tjetër e vendit është në zonën e rrezikut më të ulët me ngjyrë portokalli, tha Kryekomisari Nikollaj Nikollov. Që nga 4 gushti, zjarrfikësit bullgarë janë përfshirë me 5 makina në shuarjen e zjarreve pranë qytetit të Pehçevos në Maqedoninë Veriore.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..