Komuniteti rom e ka të vështirë të përshtatet me kushtet e tregut të punës në Bullgari. Këtë e tha para BNR Stara Zagora Ganço Iliev, kryetar i Shoqatës “Bota pa Kufij”. Shumë romë po kërkojnë të ardhura ditore, jo një perspektivë karriere, mendon ai. Sipas tij, kjo është për shkak të nivelit të ulët të arsimimit në këtë komunitet. “Arsimi dhe kualifikimi janë pengesa më e madhe për realizimin e romëve në tregun e punës në vendin tonë”, shpjegoi Ganço Iliev, duke vënë në dukje se një numër në rritje i të rinjve në komunitetin rom fillojnë të punojnë jashtë vendit pas diplomimit. Ky fenomen është për shkak të mungesës së politikave nga ana e shtetit për të mbajtur këtë personel në vend.
Ministri i Kulturës Najden Todorov u takua në Sofje me kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut – Zoran Ljutkov, njofton Ministria e Kulturës. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe artit...
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov anuloi shfaqjen ajrore në Bazën e Tretë Ajrore për shkak të një aksidenti me një avion L-39, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aksidenti ndodhi gjatë përgatitjeve për demonstratat me rastin e 20 vjetorit të..
Presidenti Rumen Radev ishte bashkë-pilot në një avion luftarak F-16 të pilotuar nga një pilot italian. Fluturimi demonstrues nga baza ajrore “Graf Ignatievo” zgjati 40 minuta. “Fluturimi me F-16 më ktheu në vitin 2005, kur me gjeneralin..
Në 396 shkolla të së dielës të regjistruara për vitin e ri shkollor 2024/2025 në 43 shtete në 6 kontinente do të mësojnë mbi 32 000 fëmijë bullgarë. Më..
Presidenti Rumen Radev e cilësoi takimin e tij me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, që u zhvillua të..
Për të gjithë Bullgarinë dita e parë e shkollës është një datë domethënëse dhe mund të thuhet se është një nga festat më të mëdha. Me këto fjalë,..