Ajo që më shqetëson shumë është se pasi u ftova tre herë për të hyrë në variantin e parë të qeverisë së "Ka një popull të tillë" (ITN), tani papritmas ata vendosën se jam shumë problematik. Kështu, Ministri në detyrë i Financave Asen Vasilev komentoi akuzat e bëra kundër tij nga Toshko Jordanov, kryetar i grupit parlamentar të ITN. "Këtu, për mendimin tim, mund të shihet një dorë shumë e gjatë, një sulm shumë i koordinuar nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS)," shtoi Vasilev, duke shpjeguar se ai i ka fituar të gjitha proceset gjyqësore të renditura në akuzë. Bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike”, Hristo Ivanov, gjithashtu e përshkroi mosmarrëveshjen si një "sulm të dyshimtë personal" dhe tha se ai po pret që ITN të tregojnë përbërjen dhe formulën e një qeverie të ardhshme.
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe destinacione të reja – mbi 70 rrugë, deri në më shumë se 20 vende. Pritet një rritje dyshifrore e trafikut..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të flemë një orë më pak në atë natë të caktuar, por në të njëjtën kohë, do të jemi në gjendje të..
Gjatë 24 orëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë mot me vranësira. Shpërndarje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në orët para mesditës. Gjatë orëve të natës dhe pasdites në shumë vende do të ketë reshje, në disa zona..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..