Nga 29 korriku hyrja në Bullgari e atyre që mbërrijnë nga vendet në zonën e kuqe të pandemisë do të bëhet pas paraqitjes së një certifikate vaksinimi ose të kalimit të koronavirusit, dhe të një testi negativ PCR të bërë deri në 72 orë para udhëtimit. Në urdhëresën e vjetër nuk kishte opsion për vërtetimin e kalimit të sëmundjes. Përveç bullgarëve dhe banorëve të përhershëm të Bullgarisë, në Bullgari do të mund të hyjnë edhe personat që vijnë nga zona e kuqe dhe janë shtetas të BE -së, Zonës Ekonomike Evropiane dhe Zvicrës. Vendi mbetet i mbyllur për ata që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar. Ata që vijnë nga zona e kuqe dhe nuk kanë certifikatë vaksinimi ose certifikatë për kalimin e sëmundjes mund të hyjnë në vend me një test negativ PCR, por duhet të qëndrojnë në karantinë për 10 ditë. Kërkesa u përket si të huajve, ashtu edhe bullgarëve.
Ministria e Shëndetësisë ndryshoi rregullat e hyrjes në minutën e fundit, duke marrë parasysh rekomandimet e Avokatit të Popullit, pas dhjetëra ankesave të bullgarëve nga Britania e Madhe.
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..