Plazhet e pakta me natyrë të ruajtur të egër "Koral", "Kara Dere" dhe "Pasha Dere" janë tashmë pjesë e zonave të mbrojtura të rrjetit "Natura 2020" dhe ndërtimi atje është i ndaluar, vendosi qeveria e përkohshme.
"Bregu natyror i Detit të Zi nuk është një mall i zakonshëm që mund të shitet," komentoi Ministri i Mjedisit Asen Liçev, ndërsa Ministri i Ekonomisë Kirill Petkov shtoi: "Nëse duam të zhvillojmë turizëm me vlerë të lartë të shtuar, ai nuk mund të jetë një mur hotelesh në dunat e bregdetit bullgar të Detit të Zi."
Pas mbledhjes së kabinetit, u bë e qartë se kompani të mëdha amerikane si “Disney” dhe “Netflix” po tregojnë interes për zonat e mbrojtura për xhirime filmash.Nuk do të ketë përfaqësues të institucionit presidencial bullgar, por bisedimet në nivelin më të lartë politik do të vazhdojnë. Kështu u ka shpjeguar gazetarëve në Bansko presidenti Rumen Radev, i cili komentoi ceremoninë e ardhshme të inaugurimit të..
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik Maljovica hap ski natën, transmeton BTA. Kushte për të ashtuquajturat “Skijim i natës” do të ketë çdo të..
Ditën e shtunë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në disa vende në ultësira dhe përgjatë luginave të lumenjve në Bullgarinë Jugore do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, të cilat në shumicën e vendeve do të shpërndahen deri në..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e..
Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve...