Ka të ngjarë që deri në fund të javës të jetë gati përbërja e qeverisë së re e përgatitur nga "Ka një popull të tillë" (ITN). Këtë prognozë e bëri para gazetarëve deputeti nga partia e showmanit Sllavi Trifonov Radostin Vasilev.
Më herët sot, u zhvilluan bisedime ekspertësh mbi prioritetet në fushat e Drejtësisë dhe Politikës Sociale dhe Buxhetore. Në takim u shqyrtua varianti për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, shpalli deputeti nga “Bullgaria Demokratike” Atanas Sllavov.
Bisedimet e filluara sot në grupet e punës janë një vazhdim i konsultimeve të para në fund të javës së kaluar në kërkim të mbështetjes për një kabinet të ardhshëm. Me ftesë të partisë ITN në këto konsultime morën pjesë të gjitha formacionet parlamentare pa GERB/SDS .
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..