Komisioni Evropian ka hapur procedime penale kundër Bullgarisë dhe 22 vendeve të tjera nën Direktivën e të Drejtave të Autorit në tregun e përbashkët digjital. Vendi ynë nuk e ka përmbushur detyrimin për të informuar se si ka ndryshuar ligjet e tij në mënyrë që t'i përshtatet me standardet evropiane.
Afati i fundit për zbatimin e direktivës nga viti 2019 në legjislacionin vendor ka skaduar më 7 qershor, informoi korrespondentja jonë Angelina Piskova nga Brukseli. Qeveria ka dy muaj kohë për të dhënë shpjegime përpara se Brukseli të kalojë në fazën tjetër të procedurave penale. Direktiva e të Drejtave të Autorit rregullon shpërblimin e krijuesve dhe mbajtësve të të drejtave kur punimet e tyre përdoren në internet.
Që nga 11 shtatori është aktivizuar aplikacioni elektronik për votim jashtë vendit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, transmeton BTA. Sipas Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit jashtë vendit formohen në përfaqësitë tona diplomatike..
11 shtatori është dita e fundit kur partitë dhe koalicionet deri në orën 17 mund të dorëzojnë dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në përfundim të kësaj periudhe,..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në gjysmën lindore të vendit, do të shoqërohen me bubullima dhe do të jenë të konsiderueshme në sasi. Të mërkurën pas mesditës nga perëndimi..
Në renditjen botërore të konsumit të bukës, Bullgaria zë vendin e dytë, dhe Turqia është në vendin e parë, njoftoi BNT duke cituar faqen turke të..
Presidenti Rumen Radev e cilësoi takimin e tij me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, që u zhvillua të..
Me rastin e ditës së parë të shkollës, ushtruesi i detyrës së ministrit të arsimit dhe shkencës, Prof. Galin Cokov, iu drejtua drejtorëve, arsimtarëve..