Daniell Asenov u kualifikua në 1/8 finale të turneut të boksit në Lojërat Olimpike në Tokio. Bullgari 24-vjeçar arriti një fitore bindëse në ndeshjen e tij të parë në kategorinë 52 kg. Asenov mundi Kozmin Girleanu nga Rumania me 5:0.
“Unë prisja që ndeshja të ishte e vështirë, të kishte tension. Por unë tregova një lojë të mirë dhe superioritet pak a shumë të dukshëm. Është mjaft e mundur të bëhem kampion, për këtë qëllim erdha për të treguar më të mirën, për ta gëzuar Bullgarinë dhe të më shikoni fitues në shkallë”, tha bullgari pas suksesit të tij. Për një vend në çerekfinale Asenov do të luftojë në 31 korrik kundër spanjollit Gabriell Eskobar.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..