Bisedimet me Republikën e Maqedonisë së Veriut po zhvillohen në dy drejtime – dialog i forcuar me politikanët maqedonas dhe me partnerët evropianë për sqarimin e pozitës bullgare, tha Ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev. Rruga më e shkurtër është marrëveshja dypalëshe. Në qoftë se e arrijmë do të tregojmë se të dyja shtetet mund t’i zgjidhin problemet e rëndësishme, pa e angazhuar me këtë edhe BE-në.
Veprimet e qeverisë së përkohshme janë lidhur me deklaratën kornizë të Parlamentit. Parlamenti i rregullt duhet të analizojë atë që është arritur, shpjegoi Stoev.
Të drejtat e bullgarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të jenë të barabarta me ato të popujve të tjerë dhe kjo duhet të jetë shënuar në Kushtetutën e shtetit, bëri thirrje Ministri cituar nga BGNES.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..