"Këtu pranë meje" është balada e cila ia dha titullin albumit të ri të Neli Petkovës. Kënga tregon për dashurinë që të jep forcën për t’i fshirë dhimbjet nga e kaluara që të mund të ecësh përpara.
Muzika është nga Spas Lazarov, Dejan Asenov dhe Neli Petkova, teksti është i Lora Dimitrovës dhe Jordan Botevit. Këngëtarja e talentuar është bashkëautore e muzikës në pothuajse të gjitha këngët, disa prej tyre përmbajnë motive folklorike. Incizimet u realizuan në Bullgari dhe SHBA. Këngët në anglisht, të incizuara në Nju Jork, kanë autorë amerikanë. "Këtu pranë meje" Neli e interpreton në një duet me aktorin Viktor Kalev.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..
Në vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit..
Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod..