Fjalimet e kryetarëve të grupeve parlamentare në Legjislaturën e 46 të Kuvendit Popullor në ditën e tyre të parë të punës, riafirmuan dëshirën për të ndryshuar modelin aktual të qeverisjes dhe ambicien për dialog me fituesin e zgjedhjeve - "Ka një popull të tillë" (ITN). Nga ana e vet, përfaqësuesit e formacionit të showmenit Sllavi Trifonov ITN i mbetën besnik imazhit të tyre të deritanishëm.
Në një intervistë për BNR prof. Ljubomir Karaxhov, pedagog në lëmin e komunikacioneve publike, na shpjegoi:
"Me këtë sjellje dhe mënyrë komunikimi, partia i ngjan imazhit të Sllavi Trifonovit dhe dallohet nga të gjithë politikanët e tjerë që po përpiqen të jenë më të afrueshëm dhe të vendosin dialog me të tjerët. Këtu duhet të përmendim dy fakte. Zëvendëskryetari i ITN Toshko Jordanov nuk iu drejtua kryetares së Parlamentit dhe gaboi emrin e Presidentit. Mendoj se në rastin konkret kjo flet për një tension shumë të madh dhe se improvizimi nga tribuna e Parlamentit është absolutisht i papërshtatshëm."
Sipas Karaxhovit, një nga arsyet për tensionin në radhët e partisë, ndoshta lidhet me nevojën që t’i marrin parasysh rrethanat dhe jo ta zbatojnë sipas planit që nga fillimi deri në fund programin e tyre paraelektoral. Ndërkaq, për herë të dytë hapja e seancës së parë të Legjislaturës së 46 të Kuvendit Popullor nga deputetja më e moshuar, Mika Zakova, na kujtoi se ëndrrat mund të realizohen. Mika Zajkova na bëri përshtypje edhe me vizionin dhe sjelljen e saj të këndshme:
“Fjalimi i saj ishte në kufirin e politikës dhe jetës jashtë saj, të formalitetit dhe joformalitetit” - shtoi prof. Karaxhov.
Mika Zajkova nuk harroi të përmendë dhe disa nga temat aktuale, të cilët e preokupojnë shoqërinë. Ajo preku temën e shëndetësisë, biznesit dhe domosdoshmërisë që ai të përkrahet, u përmendën edhe pensionet dhe jeta e nënave me fëmijë me çrregullime.
Megjithë deklaratat e partive të veçanta dhe dashamirësinë e Mika Zajkovës politologu Antonij Gëllëbov është skeptik se formimi i qeverisë është i mundur.
"Duhet të them qartë se mbështetja për një qeveri do të thotë marrjen e përgjegjësisë politike për veprimet e saj. Mendoj se qeveria e re e propozuar nuk do të marrë përkrahjen e domosdoshme dhe për fat të keq ka shumë të ngjarë që ky parlament të ketë një mandat shumë të shkurtër. Një skenar i tillë do të ishte më i keqi për Bullgarinë. Ne e humbasim kohën dhe çdo ditë e humbur rrit çmimin që do ta paguajmë të gjithë ne".
Në rast se ka zgjedhje të reja të parakohshme, shkencëtari politik parashikon pjesëmarrje edhe më të ulët elektorale dhe domosdoshmërinë për një përvojë shumë më të madhe politike dhe përpjekje më të mëdha për të zgjidhur një krizë të mundshme e cila përveç dimensioneve politike mund të ketë edhe dimensione ekonomike. Gëllëbov na qetësoi se deri më tani treguesit makroekonomikë të vendit janë të mirë, por "çdo ditë e humbur në favor të egoizmit partiak do të na kushtojë shumë shtrenjtë".
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, BNR-Radio PllovdivPresidenti Vuçiq i ofron opozitës të iniciojë referendum nëse ai duhet të qëndrojë në postin e presidentit Serbët nuk besojnë se zgjidhja e krizës politike në vend mund të jetë një “referendum konsultativ” për besimin ndaj presidentit, siç ka..
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e sapozgjedhur të jashtëm të Bullgarisë Georg Georgiev, duke e cilësuar atë si miqësore. E përgëzova për zgjedhjen dhe shpreha vendosmërinë time për të..
Me 125 vota “pro” dhe 114 “kundër”, Kuvendi Popullor votoi që vendi ynë të ketë një qeveri të rregullt me kryeministër Rosen Zheljazkov. Kabineti u mbështet nga tri forcat politike që do të marrin pjesë drejtpërdrejt në qeveri - GERB-SDS, "BSP – E..
Stërvitje e NATO-s në Ballkan pa pjesëmarrjen e Pentagonit, për shkak të qasjes së re të SHBA-së NATO po teston aftësinë e saj për t'u vendosur me..