Për ditën e radhës punonjësit e spitalit kombëtar të urgjencës "Pirogov" protestuan duke kërkuar kthimin e drejtorit të tyre të shkarkuar Prof. Asen Balltov. Mjekët e pakënaqur vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të përkohshëm të Shëndetësisë Stojço Kacarov dhe kanë bllokuar përkohësisht një bulevard kyç në kryeqytet. Kërkohet gjithashtu futja e një shtegu klinik për trajtimin e pasojave të Covid-19.
Mjekët kanë marrë një vendim kolektiv që nga data 21 korrik të ndalojnë bllokimin e bulevardeve dhe kryqëzimeve që të mos pengojnë lëvizjen e banorëve të Sofjes në vendet e tyre të punës. Një sondazh nga Bashkimi Mjekësor Bullgar tregon se 70% e mjekëve në vend mbështesin pakënaqësinë e kolegëve të tyre nga spitali i urgjencës.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..