Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Greqisë në kuadër të programit evropian të bashkëpunimit ndërkufitar INTERREG filloi në fund të viteve 1990 me programin INTERREG I (1990-1993). Periudha e fundit programore INTERREG V-A 2014-2020 u miratua nga Komisioni Evropian në dhjetor 2016 dhe disponon rreth 110 milion euro nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal (85%), dhe rreth 19 milion euro pjesëmarrje kombëtare të të dy vendeve (15%).
Zona në të cilën zhvillohet veprimtaria e Sekretariatit të Përbashkët të Programit Evropian INTERREG Greqi-Bullgari është Greqia Veriore dhe Bullgaria Jugore, më konkretisht nga ana greke rrethet e Evros, Kavala, Ksanthi, Rodopis, Drama, Selanik dhe Serres, dhe nga ana bullgare - Bllagoevgrad, Smoljan, Kërxhali dhe Haskovo. Bashkëpunimi ndërkufitar midis Bullgarisë dhe Greqisë përkon me programin e Bashkëpunimit Territorial Evropian (ETC) dhe mbulon një sipërfaqe prej mbi 40 000 km katror dhe 2 700 000 banorë.
Në çfarë mase ndikoi pandemia e Covid-19 në punën mbi programin e bashkëpunimit ndërkufitar midis Bullgarisë dhe Greqisë? Kësaj pyetjeje i përgjigjet Dimitrios Papatanasiou, Koordinator i Sekretariatit të Përbashkët të Programit Evropian INTERREG Greqi-Bullgari:
“Ne në një shkallë të madhe monitorojmë zbatimin e projekteve që financojmë në distancë dhe komunikojmë përmes video konferencave me Komisionin Evropian, autoritetet në Bullgari dhe kontraktorët. Por që nga marsi i vitit 2020 duhej të përshtateshim plotësisht me kushtet e reja të jetesës dhe punës në mënyrë që të mbrojmë shëndetin tonë, por edhe atë të të tjerëve. Fatkeqësisht, disa nga bashkëpunëtorët tanë vdiqën, disa të tjerë u sëmurën dhe munguan, kjo na ndikoi psikologjikisht, por gjithashtu pengoi aktivitetet tona praktike. Ato përfshijnë financimin e më shumë se 100 projekteve që zhvillojnë konkurrencën, inovacionin dhe korridoret e transportit, mbrojnë mjedisin dhe trashëgiminë kulturore, kontribuojnë në integrimin shoqëror dhe përmirësojnë kujdesin shëndetësor. Ne u kushtojmë vëmendje të veçantë projekteve që mbrojnë nga përmbytjet dhe atyre për ndërtimin e vendkalimit të ri kufitar midis Bullgarisë dhe Greqisë "Ksanthi-Rudozem". Në sektorin e ndërmarrjeve, për herë të parë u financuan projekte private të kompanive në të dy anët e kufirit, të zgjedhura në bazë të konkurrencës. Këto janë 35 kompani, kryesisht në fushën e turizmit, industrisë përpunuese, energjisë së rinovueshme dhe kujdesit shëndetësor. Prioriteti ynë më i rëndësishëm është të zbatojmë projektet në kohë dhe brenda buxheteve të alokuara, si dhe të përgatitemi për të propozuar periudhën e re të programimit 2021-2027. Është gjithashtu e rëndësishme për ne që të organizojmë ngjarje për të prezantuar rezultatet e aktiviteteve tona për publikun e gjerë, por gjatë pandemisë ky aktivitet kryesisht kaloi në internet.”
“Programi kryesor evropian për promovimin e bashkëpunimit territorial midis rajoneve kufitare INTERREG tashmë ka një histori 30-vjeçare, por situata pandemike ka shtyrë disa nga ngjarjet në lidhje me përvjetorin. Sidoqoftë, partnerët nga Bullgaria dhe Greqia parashikojnë disa iniciativa tradicionale në të dy anët e kufirit në 2021”:
“Nëse sivjet zhvillohet Ekspozita Ndërkombëtare në Selanik, ne do të marrim pjesë. Shpresojmë që në Ditën e Bashkëpunimit Evropian (21 shtator) të organizojmë tradicionalisht gara ose dhurime gjaku, me pjesëmarrjen e qytetarëve të të dy vendeve ose me ngjarje paralele në të dy anët e kufirit.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv dhe arkiv personalPërfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..
Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...
Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..