Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

22% më shumë janë "të varfrit që punojnë" që nga fillimi i vitit

“Rrogë për mirëmbajtje” është orientiri i ri në Bashkimin Evropian, me të cilin do të krahasohen puna dhe të ardhurat

Foto: BGNES

Edhe pse me të ardhura të ulëta, jetonim më mirë përpara shfaqjes së pandemisë, sesa tani - thotë një muzikant i njohur bullgar. Puna jonë u pakësua shumë, por llogaritë e faturave për ujë dhe korrent ecin çdo muaj, kurse nëpër dyqane çdo gjë po shtrenjtohet, disa nga gjërat më të domosdoshme u bënë me çmime të dyfishta....

I njëjti problem emocionon pjesën më të madhe të ekonomive shtëpiake bullgare të cilat në krahasim me një vit mbrapa, tani jetojnë me të ardhura më të ulëta dhe të pasigurta. Vërejtja mbi tregun e punës e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë llogarit një rritje prej 22% për këtë vit të njerëzve, të cilët janë të punësuar me pagën minimale. Kjo do të thotë se  me rreth 40 mijë më shumë se vjet janë punonjësit me një rrogë minimale të punës, që në Bullgari është 650 leva /332.34 euro/. Bëhet fjalë për përgjithësisht 493 mijë bullgarë. Në të njëjtën kohë, të ardhurat e domosdoshme për mirëmbajtje janë rritur dhe gjatë muajit qershor 2021, që të mund të mbulohen shpenzimet  mujore, për një person kanë qenë të nevojshme 1069 leva /547 euro/

Nga Instituti për Studimin e Tregut të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë llogarisin se rreth 700 mijë punonjës në Bullgari çdo ditë punojnë nga 8 orë e më shumë, kurse në fund hyjnë në kategorinë “të varfrit që punojnë”, meqenëse rroga e tyre është e barabartë ose e përafërt me atë minimale. “Kjo për ne është një problem fondamental i funksionimit të ekonomisë së tregut” - saktëson Pllamen Dimitrov, president i organizatës sindikaliste dhe shpjegon se çfarë përbën treguesi “Rrogë për mirëmbajtje”:

Pllamen Dimitrov

“Ai është një masë bazë e të ardhurave nga puna, e cila i lejon punonjësit të emëruar në punë, një standard jetese të pranueshëm social. Me fjalë të tjera rroga duhet të mjaftojë që të mund të sigurohet pjesëmarrja aktive e punonjësit në jetën sociale  - para për kohën e lirë, përveç për ushqim dhe strehë. Në Komisionin Evropian dhe në Parlamentin Evropian po shqyrtohet në mënyrë intensive projekti i Direktivës për rrogë aktuale minimale të punës në bashkësi.

Këmbëngulim që në këtë Direktivë të bëhet më i qartë angazhimi i shtetit - anëtar, që të mund të arrijë rroga minimale e punës deri në nivelin “rrogë për mirëmbajtje” në një afat të shkurtër 4-5 vjet”.

E parë përmes prizmit të shportës së konsumatorit “rrogë për mirëmbajtje” përbën një orientir për nivelin e pagimit, që duhet ti lejojë familjes shpenzime për ushqim, banesë, arsim, veshje, transport, komunikim, si dhe pushim dhe kohë të lirë.  

“Shpenzimet për ushqim tek ne janë mbi 36% nga shpenzimet e përgjithshme për familjen, ku vetëm 6% prej tyre janë shpenzime për ushqim, të përgatitur në lokalet për ushqim - thotë Violeta Ivanova, zëvendës-drejtoresh[ e Institutit për Studime Sociale dhe Sindikaliste.

Violeta Ivanova

35% nga ekonomitë shtëpiake në vend kanë pasur mundësi të mbulojnë shpenzimet për mirëmbajtje gjatë vitit 2020. Shporta e konsumatorit përfshin 479 mallra, mes të cilave afro 1/3 janë ato ushqimore. Në llogaritjen “rrogë për mirëmbajtje” nuk përfshihet përdorimi i alkoolit dhe i duhanit. Çmimet e mallrave ushqimore gjatë këtij viti në Bullgari janë rritur me 3%, kurse të atyre jo ushqimore me afro 2%. Një rritje të çmimeve ka tek yndyrat shtazore dhe bimore, ku vetëm vaji është me një rritje prej rreth 25%. Sa më shpejt që rriten çmimet e mallrave të domosdoshmërisë së parë, kaq më shumë pakësohen shpenzimet për grupet e tjera në shportën e konsumit”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale me 15.7%

Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..

botuar më 24-05-22 12.20.MD
Banka Kombëtare Bullgare

BNB forcon kontrollin mbi dhënien e kredive hipotekare

Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...

botuar më 24-05-21 9.43.PD
Jordanka Çobanova

Anëtarësimi në BE i ka sjellë Bullgarisë të ardhura neto prej mbi 21.3 miliardë euro

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..

botuar më 24-05-20 1.22.MD