Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas Covid-19: Vështirë do të hapemi drejt të afërmve, sepse grumbulluam frikësime të shumta

Foto: arkiv

Më të vetmuar, më të vëmendshëm në lidhjet emocionale, por akoma të përgjëruar  për intimitet. Pasojat e dukshme dhe traumat nga largimi njëri nga tjetri na shtyjnë të drejtojmë pyetje të shumta. Sa gjatë pas  kulmit të verës do të mbajmë iluzionin e një kthimi gjoja te "normaliteti"? Në çfarë përmasash do të qëndrojnë lidhja, përkrahja dhe ndjeshmëria? A do të mund të kthejmë jetën e mëparshme?  

“Kur kalojmë një kohë të gjatë në një izolim të brendshëm emocionues, në një moment ne sikur mësohemi me të – thotë psikoterapeuti Ognjan Dimov. Por kjo është shumë e rrezikshme, meqenëse traumat e mëdha të brendshme nga e kaluara  dhe mangësitë emocionale fillojnë të dalin në sipërfaqe. Dhe del se jemi vetëm me problemet tona të brendshme, në themelin e të cilave në fakt qëndron nevoja jonë prej një komunikimi. Kështu, të mbyllur në një rreth të mbrapsht emocional, në praktikë shumë vështirë mund të gjejmë rrugëdalje”.

Ognjan Dimov

Cilat grupe njerëzish do të dalin me më shumë trauma psikike nga epidemia?

“Më tepër më befasoi se adoleshentët dolën më tepër të ndjeshëm ndaj asaj që po ndodh në botën sociale - përgjigjet analizatori psikik. Por, kjo është e shpjegueshme, sepse në vitet e tyre ndërtohen dhe formohen kontaktet më të rëndësishme, kurse ato qenë të kufizuara. Sa u përket njerëzve të cilët janë në një moshë aktive, ata sikurse nuk qenë gati të takohen e të ndeshen me këtë, të cilën e kanë lënë në një plan të pasmë - lidhjen me partnerin, lidhjen e vërtetë emocionuese me fëmijët dhe e kuptuan se nuk ka sesi të vazhdojnë të simulojnë. Aq më tepër se shumica e llogarisin lidhjen me partnerin dhe me fëmijët më tepër sasiore, dhe jo si një aftësi për t'u përkushtuar kontaktit.”

Sipas Ognjan Dimovit, njerëzit më të moshuar - të cilët e vëzhgojnë botën kryesisht përmes dritares së shtëpive të veta, mbajnë mbi supe ndjenjën e vetmisë më të madhe. Prandaj dhe problemet e tyre të dikurshme dhe mungesat emocionuese i prekin. Por, pavarësisht nga fakti se nga cili brezi jemi, që të gjithë ne tregojmë se vështirë e përballojmë izolimin dhe kontrollimin e frikës të mos të mbetemi vetëm.


“Shumë vështirë do të fillojmë të hapemi, sepse grumbulluam frikësime të shumta ndaj tjetrit - vazhdon psikoterapeuti në provën e tij të mund të parashikojë jetën “pas”. Derisa përpara epidemisë kemi komunikuar  në mënyrë krejtësisht të pavetëdijshme dhe pa dallim, gjatë vitit të fundit qemë të detyruar të vëmë një distancë dhe frikësimet mbizotëruan. Kurse kjo do të thotë vetëm një gjë - se vështirë i kemi përballuar frikësimet e vogla të përditshme në situatën e zakonshme.  

Prandaj dhe nëse nuk gjejmë mënyrë të fusim arsye në atë që rastis, nëse nuk gjejmë kurajën të hapemi ndaj tjetrit dhe të vazhdojmë jetën tonë në një mënyrë normale - sepse njeriut i është dhënë të jetë i angazhuar nga ana sociale dhe i lidhur, e gjithë kjo mund të ndikojë keqësishtë mbi psikikën tonë dhe në përgjithësi mbi jetën tonë.”

Kur një ditë maskat bien fjalë për fjalë, do të na nevojitet përsëri të mësohemi me mjeshtëri sociale. Dhe për më tepër të mos të kemi frikë nga një lidhje emocionale, nënvizon specialisti.  

Sado që të mbyllemi pas mureve prej qelqi, duke u munduar ta kthejmë shtëpinë tonë në një kështjellë, sado që të izolohemi, nuk do të mundim të çrrënjosim nevojën e një afërsie. Prandaj psikoterapeuti na këshillon; “Është mirë të mendohemi sesi mundet të mbrohemi, duke marrë përsipër rrezikun nga komunikimi, në vend që të heqim dorë në përgjithësi nga komunikimi.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, RKB-Varna, Pixabay



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD