"Ka një popull të tillë" është lideri i të rinjve të moshës 18-29 vjeç. Në votimin e të ashtuquajturit “brezi Z” projekti i Sllavi Trifonovit merr mbështetje prej 37.4%. Nga brezi Z për "Bullgarinë Demokratike" kanë votuar gjithsej 16,9%, për GERB - 14,8%. Partia e showmanit Trifonov është e para në mesin e brezit të moshës 30-39 vjeç - 30.9%. Në këtë grup GERB është në vendin e dytë. GERB është i pari midis njerëzve të moshës 40 deri 69 vjeç. BSP merr mbështetjen më të madhe midis njerëzve mbi 70 vjeç - 40.3%, në vend të dytë është GERB me ¼ të votave të më të moshuarve. Midis të diplomuarve që votuan më 11 korrik, më së shumti 23.6 ishin pro "Ka një popull të tillë", dhe 23% zgjodhën GERB. Të dhënat mbi profilin e votuesve janë nga një sondazh i agjencisë Trend të porositur nga Nova TV.
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..